Qeveria “kopjon” projektligjin e LSI, ja çfarë do ndodhë me koncesionet (PPP)

Petrit VASILI

Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim, i cili përcakton se kontratat e koncesioneve të partneritetit publik privat do të miratohet nga Kuvendi.

Vendimi është zbardhur në Fletoren Zyrtare dhe përcakton se: “Kontrata e koncesionit/PPP do të hyjë në fuqi pas miratimit me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë”. Ky vendim i qeverisë është i njëjtë me propozimin që kishte bërë më parë Lëvizja Socialiste për Integrim përpara se të digjte mandatet parlamentare.

Konkretisht ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka pas depozituar në Kuvend një projektligj i cili përcaktonte se kontratat e PPP-ve duhet të votoheshin me ligj nga Kuvendi.

Maxhoranca nuk ka qenë dakord për këtë kërkesë të LSI-së të cilën e zvarriti dhe më pas e hodhi poshtë. Por tani mesa duket, po e njëjta nismë është miratuar me vendin qeverisë që sipas së cilës, çdo kontratë partneriteti publik privat duhet të miratohet me ligj në Kuvend.

VENDIM

Nr. 174, datë 27.3.2019 PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 634, DATË 1.10.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR VLERËSIMIN DHE DHËNIEN ME KONCESION/ PARTNERITET PUBLIK PRIVAT TË PUNËVE PUBLIKE DHE SHËRBIMEVE PËR NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE REHABILITIMIN E RRUGËVE NACIONALE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, pikat 1, shkronja “j”, dhe 2, të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Pika 5, e nenit 34, në tekstin “Rregullat për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/ partneritet publik privat të punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale”, bashkëlidhur vendimit nr. 634, datë 1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5. Kontrata e koncesionit/PPP do të hyjë në fuqi pas miratimit me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë.”

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Artikulli paraprakPublikohet Video, kryebashkiaku i PS kërcënon gazetarin: “Të lidhi për konopi e nj’ktu të la…”
Artikulli tjetër“Dosja 339”/ Ish-deputetit të PS i sekuestrohen 40 milionë euro prona