Holanda godet Ramën, shumica parlamentare kundër negociatave, kërkohet heqja e vizave shqiptarët

Holanda do të votojë kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë, si dhe do të kërkojë rikthimin e vizave. Vendimi është bërë i ditur nga shumica qeverisëse në Holandë, gjatë një diskutimi në Parlament lidhur me problemet e krimit të organizuar të emigrantëve shqiptarë.

Në seancën e djeshëm të Kuvendit, partia e mazhorancës thirri në interpelancë Ministrin e Jashtëm, Stef Blok dhe Ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë, Ferdinand Grapperhaus në lidhje me krimin e organizuar shqiptar dhe penetrimin e tij ne Holande.

Dy ministrat siguruan parlamentin Holandez se Holanda është kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë për shkak të gjendjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qëndrim i cili iu është bërë i ditur autoriteteve shqiptare.

Për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar dhe deputetët e parlamentit holandez hodhën idenë e rikthimi të vizave. Partitë e koalicionit qeveritar paraqiten një rezolutë ku i kërkohet qeverisë holandeze që BE-ja të pezulloje lëvizjen e lirë dhe të rikthejë regjimin e vizave me Shqipërinë. rezoluta do të votohet në Parlamentin holandez më datë16 Prill.

Në përfundim të debatit Ministri i Jashtëm dhe Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë theksuan se rivendosja e regjimit të vizave me Shqipërinë është një vendimmarrje e gjerë europiane dhe nuk është përgjigja e duhur për situatën në të cilën kalon Shqipëria.

Deputetët holandezë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët
Shumica parlamentare në Holandë ka votuar pro-rikthimit të vizave për shqiptarët. Ky vendim vjen pas kërkesës së 3 partive kryesore në Holandë, të cilat pretendojnë se me rikthimin e vizave do të frenojnë sadopak bandat shqiptare të drogës.

“Shqipëria nuk është e mirëpritur në Holandë. Për më tepër, ky vendim duhet të inkurajojë vendin ballkanik të bëhet më aktiv”, shkruan media më e madhe holandeze.

Ministri Bloch e quajti këtë kërkesë të ‘pashpresë’ po të nevojshme, ndërsa tha se pret që vendet e tjera të BE-së të mos pajtohen me këtë vendim.

Ndërsa anëtari i Parlamentit Madeleine van Toorenburg, nga partia CDA, vuri në dukje se në vitin 2017, policia e Amsterdamit dhe autoritetet e drejtësisë kërkuan që të rifillohej regjimi i vizave për Shqipërinë, shkruan fax ëeb.

Ky vendim i Holandës duket se i jep fund dhe shpresës së Shqipërisë për çeljen e negociatave në Qershor, pasi ky shtet ka qenë përherë skeptik për zgjerimin e BE-së.

Një pjesë e konsiderueshme e krimit në Holandë zotërohet nga bandat shqiptare, dhe duket se sipas parlamentit holandez vetëm rikthimi i regjimit të vizave mund të frenojë fenomenin.

Artikulli paraprakE ëma e ministres Xhaçka ka dënuar njerëz gjatë regjimit komunist, ish-deputeti publikon dokeumentat
Artikulli tjetërBllofi i kryeministrit dhe shtetrrethimi….