Kreu i degës së PD-së në Kurbin, Behar Haxhiu u thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës ditëne sotme në orën 18:00 në Tiranë. Behar Haxhiu ditën e djeshme ka bërë thirrje publike simpatizamtëve të opozitës, si dhe tërë kurbinaseve, pa dallim partiak, t’i bashkohen opozitës në këtë protestë madhështore.
Ai shprehet se është i bindur se qytetarët e Kurbinit do të vërshojnë drejt Tiranës për të protestuar kundër kësaj qeverie që e ka rrënuar vendin.
Duke ju referuar krizës së rëndë ekonomike, që ka mbërthyer Kurbinin, si dhe ftesës së kryedemokratit Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Kurbin, apelit të tij në protestën e 13 prillit në Tiranë, ndaj dhe Behar Haxhiu kërkon angazhimin maksimal.
Në një postim në rrejtin social facebook, departamenti i degës së PD-së në Kurbin tregon mbështetjen e madhe në protestën e sotme të opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas demokratëve kurbinas një numër mjaft i konsiderueshëm janë nisur drejt kryeqytetit, në marshimin e tyre, për të kundërshtuar qeverisjen e dështuar të Edi Ramës.
Behar Haxhiu dhe postimi i hedhur në faqen e tij për demokratët kurbinas në marshimin e sotem pranë kryeministrisë.
Ahmet ZANI