Shkrimtari dhe publicisti i njohur, Kim Mehmeti ka komentuar ngjarjet e fundit në Shqipëri, përfshirë protestën e opozitës së bashkuar të shtunën që lamë pas.
Në protestë pati të lënduar dhe 40 të arrestuar pjesëmarrës në tubim, ndërsa Mhemetit ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Rama për përdorimin e dhunës nga policia ndaj qytetarëve.
“Si nuk u gjet një këshilltar i vetëm dashamirës i Kryeministrit të Shqipërisë që t’ia rikujtojë të vërtetën e dëshmuar gjatë shekujve se, me polici e ushtri mbrohet shtetit, e jo pushteti! Dhe se policitë e ushtritë ia kanë dalë të mbrojnë shtetin e popullin nga armiku, por jo edhe sunduesit nga populli i vet!
Dhe si nuk doli një burrë i vetëm, e t’i tregojë Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë se nuk u janë ndërtuar përmendore lavdie gjeneralëve që kanë mbrojtur sunduesit nga populli i vet, por atyre që kanë mbrojtur vatan e popull nga pushtues e sundues të dhunshëm!”, shkruan Kim Mehmeti.