Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar se një i ndaluar është arratisur orët e mara të mëngjesit nga komisariati i Policisë së Elbasanit. Berisha thotë se i referohet një mesazhi ardhur në adresë të tij.
Përmes një statusi në Facebook, Berisha akuzon edhe policinë që fsheh ngjarjen. Në fakt, nga policia nuk ka asnjë reagim lidhur me ngjarjen në fjalë.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Narko policia fsheh arratisjen nga komisariati te te ndaluarit!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Skandal ne policine e Elbasanit, nga ora 1 e 30 pas mesnate qe iken nga komisariati policise nje person i arrestuar, policia s’jep njoftim.