Po tani Taulant?… Ish-deputeti i PD reagon pas akuzave të rreme të Ballës së PS

Pas akuzave të kretarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, të cilat më pas rezultuan të rreme, vjen reagimi i ish-deputetit të PD-së, Luçiano Boçi.

Sipas Ballës, Lavdosh Demaj, kryetar i një grup-seksioni të PD në Elbasan ishte arrestuar për trafik droge. Por kjo gjë është thjesht një sajesë e numrit dy të PS-së.

Sipas Boçit, “Gjykata e Elbasanit nuk e ka arrestuar Lavdosh Demajn, kryetarin e G/seksionit të PD dhe një nga njerëzit më aktivë të saj, kur u ballafaqua me faktet dhe akuzat për trafik droge. Që do të thotë që ai nuk është i implikuar dhe as pjesëmarrës bande e akuza për të nuk qëndron. Detyrimi për t’u paraqitur është vetëm një sforco politike e detyruar”.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit
PO TANI TAULANT?
Gjykata e Elbasanit nuk e ka arrestuar Lavdosh Demajn, kryetarin e G/seksionit të PD dhe një nga njerëzit më aktivë të saj, kur u ballafaqua me faktet dhe akuzat për trafik droge. Që do të thotë që ai nuk është i implikuar dhe as pjesëmarrës bande e akuza për të nuk qëndron.

Detyrimi për t’u paraqitur është vetëm një sforco politike e detyruar.

Po tani Taulant?!

Çdo të bësh ti me statusin akuzë që e shpërndave në të gjitha mediat online e kombëtare me bujë, duke na akuzuar ne si PD, Lulzim Bashën, mua, kryetarin e degës? Po me aksionin flluckë sapuni, që stimuluat me zor e me zhurmë, sikur po arrestonit terroristë, duke përbaltur Lavdoshin, familjarët e tij dhe militantët tanë?

Po mbledhjen urgjente në Prefekturë, me Lleshajn, pas së cilës do gjenit të gjitha fijet e vrasjeve pas këtij arrestimi në Elbasan, si do ta quani tani?! Dhe nuk është rasti i parë që e bën. Se kërkon që fotot tona t’i barazosh me të tuat e njerëzit tanë me të tutë.

Po dita ndryshon shumë nga nata. Po kështu është kur ke mizën nën kësulë… Pardon! Çarterin nën kësulë, desha me thanë!

Rama Taulant Balla e1450778737244

Artikulli paraprakSfida opozitare e “gazit lotsjellës” për largimin e “qeverisë-bandë!
Artikulli tjetërDeklarata e oficerit të FNSH: Admir Murataj nuk u vra nga policia, u përdorur si kurth nga njerëz me pushtet