Lleshi emëron drejtor të Policisë në Berat një të akuzuar për vjedhje, korrupsion dhe…

Hasan Ahmetaj është drejtori i ri i Drejtorisë së Policisë së Beratit. Ahmetaj në këtë post do të zëvendësojë Artion Dukën, i cili u emërua në krye të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë.

Ai ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në vitin e vështirë 1997 më pas drejtor i Policisë së Beratit në 1998-1999.

Por sipas asaj që një qytetar denoncon në profilin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Hasanaj gjatë kohës që ka drejtuar policinë e Beratit, 20 vite më parë, ka qenë i përfshirë në korrupsion me pasaportat e personave në kërkim.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Lum akuzash mbi narkodrejtorin e policise se Beratit, famozin Hasan Ahmetaj.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixital! sb

Përshëndetje doktor! Ministri sylee sh LLESHAJ, këto ditë ka emëruar Drejtor Police në Qarkun e Berat një nga njerëzit më të urryer në Berat, i cili ka qënë në të njëjtin post para 20 vitesh që quhet Hasan Ahmetaj. Ky person në kohën që ka shërbyer si Drejtor në Qarkur e Beratit ka bërë gjithë të zezat që ekzistojnë në këtë botë.

Abuzimet fillojnë që nga korrupsioni galopant i të gjitha formave me pasaportat për personat në kërkim etj, kurvëria është një element tjetër që e ka në gen dhe ka abuzuar në mënyrë të tmerrshme si me punonjëse policie dhe me qytetare. Pastaj kalojmë tek abuzimet e tmerrshme dhe vjedhje në fushën e karburanteve.

Kujtojmë që në atë kohë Koçova prodhonte shumë naftë dhe ky palo legen për pak është vrarë nga me drejtuesit e policise së Kuçovës për çështje paraje dhe kontrolli mbi kontrabandën e naftës. Ka edhe shumë e shumë të tjera por duhen disa netë dimri për t’i rrëfyer. Tani sigurisht që ky person i paskrrupullt na vjen i rilindur dhe kur ta lexojë shoku/xhaxhi LLESHAJ do mendojë që ky njeri ka vlera ndaj sulmohet. Gjithsesi opinionit publik ne duhet ti them të vërtetën. Gjithë të mirat!

lleshi rama

Artikulli paraprakHolanda vendosi të rikthej sërish vizat, ish-deputeti i PD: Vendimi i jep një goditje të fortë hapjes së negociatave
Artikulli tjetërNard Ndoka godet Ramën: Kërkove lavdi, por po firmos kapitullimin!