“Persona te armatosur futen terrorizojnë nxënësit në shkollën ‘Ali Agjah’ në Elbasan! Policia fsheh krimin, skandalin”. Kështu shkruan në një status në faqen e tij në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha.
Në denoncimin e bërë, ish-kreu i qeverisë shprehet se i referohet një mesazhi ardhur në adresë të tij.
Në mesazhin e publikuar nga ish-Kryeministri Berisha shkruhet:
Pershendetje z.Berisha. Dua te denoncoj nje rast alarmant por qe nuk e tregojne e mbajne fshehur.
Diten e premte ne shkollen Ali Agjah ne Elbasan,ne ambjentet e shkolles ka hyre nje person mashkull i dehur dhe me arme ne dore dhe ka terrorizuar femijet.
Nga burime te brendshme thone se me pas eshte konfliktuar Klajdi mesuesi i fiskultures me kete person,duke i hequr armen nga dora dhe duke e nxjerre jashte.Policia nuk jep asnje detaj.Dera e shkolles ka qe dje qe nuk hapet me as prinderit nuk i lejojne te hyjne me pas ketij rasti.Nderkohe jane paguar leket nga prinderit qe ne fillim te vitit shkollor per rojen e shkolles por qe roje nuk ka.
Se ku kane shkuar keto leke nuk e dijme,por tani po e marrim vesh pas ketij rasti. Asnje nga mesueset nuk tregon asgje,pasi kane urdher te mos hapin goje nga drejtoresha e shkolles.
Jemi ne panik per sigurine e jetes se femijeve. Ju lutem publikojeni se cfare mostrash vendosin ne krye te shkolles qe mundohen te fshehin raste te tilla me rrezik jete te femijeve. Anonim ju lutem pasi na cenojne tek femijet.
Ndërkohë, nga policia e Elbasanit nuk ka asnjë reagimin zyrtar lidhur me ngjarjen.
Një ditë më parë, Berisha denoncoi arratisjen e një të ndaluari nga komisariati i Policisë Elbasan.
Edhe për këtë rast, policia preferoi të heshtte.