Derisa shumica e turistëve në vendet e treta blejnë shishe me ujë, pakkujt i kish shkuar në mendje që uji nuk është i sigurt për t’u konsumuar në shumicën e vendeve të Evropës. Në hartat autore e të cilave është agjencia Citybase apartments, mund të shihet se në cilat vende nuk duhet të mendoni për përdorimin e ujit nga çezmat, e në të cilat duhet të bëni kujdes, transmeton lajmi.net. E si për çudi, në këtë hartë Kosova është përfshirë te vendet që duhet pasur kujdes nga uji i çezmave, mirëpo dihet që uji në vendin tonë pihet gjithandej pa problem. Agjencia po ashtu kërkon kujdes nga turistët edhe kur i pastrojnë dhëmbët, që ujin assesi mos ta pinë. Po ashtu kërkohet kujdes edhe kur freskohen në pishina ose lahen në afërsi të pishinave. Sipas hartës, uji i çezmave nuk bën të konsumohet, përveç Kosovës, as në Shqipëri, Serbi, Armeni, Bosnjë, Kroaci, Bullgari, Qipro, Estoni, Azerbajxhan, Estoni, Gjeorgji, Hungari, Kazakistan, Lituani, Mali i Zi, Rumani, Moldavi, Rusi, Sllovaki, Turqi dhe Ukrainë, transmeton lajmi.net. Ndërsa vendet sigurta janë: Andorra, Austria, Belgjika, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Italia, Letonia, Luksemburgu, Maqedonia, Malta, Monako, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San Marino, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Spanja dhe Britania e Madhe.
Kryesore
Continue to the categoryBasha: Kongresi i Manastirit, themel i unitetit kombëtar
Në ditën e Alfabetit, kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, vlerësoi Kongresin e Manastirit si një moment historik për gjuhën dhe kombin shqiptar.
Ai...