“Lali ERi ka shifra impresionuese, më shumë rriten gazetarët kazanë në Bashki se plehrat në Tiranë”

Gazetari Ylli Dylgjeri, përmes një postimi në Facebook, e lexon me nota të forta ironie raportin e “Reportëve pa Kufij”, të cilët në raportin vjetor e zbriste Shqipërinë 8 vende më poshtë krahasuar me një vit më parë për lirinë e medias në vend.

Sipas Dylgjerit, detyra më e fundit që Qeveria i ka dhënë grupit mediatik të ERTV është të raportojë për lirinë e ERTV.

“Keni pyetur në Bashki se sa është numri i Kazanëve sot? Lali ERi ka shifra impresionuese”, shkruan ndër të tjera ai.

Postimi i plotë i Ylli Dylgjerit

Raport për Raportin e lirisë së mediave

Kjo është detyra më fundit që Qeveria i ka dhënë grupit mediatik të ERTV. E thënë ndryshe Raport për Raportin:

ERTV të raportojë për lirinë e ERTV-së!

PLOTËSONI PYETSORIN

Pse Raporti i fundit ka llogaritur që liria e medias ka zbritur 7 pikë më poshtë? Ku humbëm pikë Ne?

Ku barazuam?

Si del kjo kjo shifër?

Çfarë metodologjie u përdor?

ORIENTIM

Shifrat tona të flasin vetëm për rritje! Kjo duket në çdo redaksi e TV. Shtypi sot është virtual. Frends-at janë real. Liket po pëlqejnë Liket! Portalet vetëm po rriten. Pastaj shtypi është si ekonomia, vetëm po rritet kudo.

Ja tju pyes Unë: Çfarë është një gjë që rritet e nuk duket? Ju do të thoni ekonomia.

Jo vetëm- është përgjigja ime. Eshtë edhe Media.

Keni pyetur në Bashki se sa është numri i Kazanëve sot? Lali ERi ka shifra impresionuese.

Më shumë rriten kazanët se plehrat në Tiranë- thotë Ai.

Atëher ku doli shifra – 7? Të korrigjohet.

Përgatisni Raportin.

Artikulli paraprakBerisha: Në 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, vendi po shkon drejt përplasjes civile!
Artikulli tjetërDash Shehi: Shqiptarët e kanë kuptuar se kush i udhëheq, se ku po shkojnë paratë e tyre, ka ardhur dita…