Në portin e Sarandës, turistëve që sapo zbresin nga kroçerat, iu zënë pritë trafikantët e drogës, të cilët iu afrojnë për të blerë kokainë dhe hashash nga vendi tashmë shumë i njohur për trafikimin e drogave të të gjitha llojeve. Marinarët e këtyre krocierave janë dhe blerësit më të mëdhenj, pasi e rishësin ‘mallin” në anije kur rinisin lundrimin.
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuara këtë denoncim me këtë koment plot ironi: “Mirë se erdhët në narkoshtetin tonë, o vëllezërit e Liamit! Wellcome to Canabistan!
Të dashur miq, narkoshteti nuk ka porte por narkoporte. Në portin e Sarandës, në sytë e narkopolicisë, turistët, bazuar në traditën shqiptare bukë e kripë e zemërplot, priten me hashash dhe kokainë e helme plot. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.”
Përshëndetje Doktor
Narkoshtet, narkodeputet, narkoport, në Sarandë po bëhet kërdia në shitjen e kokainës, heroinës dhe hashashit.
Dje me të ardhur kroçera, të gjithë çunat tymosnin te trau i portit për të bërë reklamë dhe iu ofronin turistëve, llojet e drogërave.
Kishte nga ata që nuk afroheshin, kishte dhe nga ata që blenin, po më të interesuar qenë marinarët, që pasi blejnë, më pas e shesin në krocer me çmim të lartë.
Kjo ndodh në sy të narkopolicisë, e cila nuk po vepron pasi merr pjesën e saj.