5 muaj pas arrestimit të bujshëm nga policia si i dyshuar për vrasës me pagesë, Hektor Xheçuka është liruar nga burgu.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se 31 vjeçari është liruar nga gjykata për mungesë të provave për përfshirjen e tij në vrasje.
Hektor Xheçuka me origjnië nga Burreli dhe banues në Kamëz , u ka nga policia me 5 nëntor të vitit 2018.
Në atë kohë policia deklaroi se Xheçuka akuzohet se ka vrarë me 14 janar të vitit 2018 Emiljano Boçin dhe plagosur shokun e tij.
Xheçuka u dyshua si i kontraktuar me pagesë për të kryer vrasjen për llogari të një grupi rival në fushën e trafikimit dhe shitjes së lëndëve narkotike me operim në Hollandë, aty ku dyshohet të ketë patur aktivitet dhe grupi i Emiljano Boçit. Vrasje për larje hesapesh për pazare droge u konsiderua vrasja e Boçit në zonën mbrapa shkollës “Sabaudin Gabrani” në kryeqytet.
Me lirimin e të dyshuarit kryesor , hetimet për vrasjen kthehen në pikën zero.
Si u vra Emiljano Boçi në 14 janar të 2018-së
Emiljano Boçi u vra më 14 janar 2018, në zonën e ish-parkut të Autobusave. Ai u qëllua për vdekje në automjetin e tij menjëherë pasi doli nga një restorant në kryeqytet i shoqëruar nga e dashura e tij dhe miku i tij Melvin Disha, 27-vjeç i cili mbeti i plagosur. Autori e qëlloi nga pjesa e pasme e makinës “Range Rover” në drejtim të vendit të shoferit.
E dashura e tij iu shpëtoi plumbave për mrekulli, dhe më pas njoftoi policia. Në atë kohë, burime nga policia sqaruan se pistat e hetimit ishin ato të prishjes së pazareve të drogës, pasi 32-vjeçari lëvizte shpesh drejt Holandës dhe Gjermanisë.