Një studim i ri shëndetësor ka zbuluar se përdorimi i aspirinës për një periudhë të gjatë kohore e zvogëlon zhvillimin e disa llojeve të kancerit.
Hulumtimet kanë përfshirë mbi 60.000 njerëz, dhe në bazë të eksperimenteve është zbuluar se përdorimi afatgjatë i aspirinës ka ndikuar në reduktimin e rrezikut për zhvillim të leukemisë, kancerit të mushkërive dhe atij të prostatës.
Për këtë studim, hulumtuesit i kanë krahasuar pacientët të cilët kanë përdorur aspirinë për mesatarisht 7.7 vite me pacientët të cilët nuk kanë përdorur aspirinë fare, dhe kanë shikuar numrin e pacientëve të cilët pas disa viteve janë diagnostikuar me kancer.
Ata të cilët kishin përdorur aspirinë kishin pasur 47 për qind zvogëlim të rrezikun të kancerit në mëlçi dhe atij të ezofagut, 38 për qind zvogëlim të rrezikut të kancerit gastrik, 34 për qind zvogëlim të rrezikut të kancerit në pankreas dhe 24 për qind zvogëlim të rrezikut të kancerit kolorektal.
Aspirina duket se nuk ka pasur ndonjë ndikim në rrezikun e kancerit të gjirit, fshikëzës dhe veshkave.