“Rrjeti televiziv me i madh ne SHBA FOXNews, nga hetimi konstaton: Fotoja e Ramës me Obamën, Federalët thonë se 80 mijë dollarët janë të kryeministrit të Shqipërisë. sb”, shkruan Berisha në Facebook duke publikuar lajmin e FOX News.
Televizioni gjigant amerikan, FOX News i ka kushtuar një shkrim të gjatë skandalit të pagimit të 80 mijë dollarëve nga shqiptari Bilal Shehu, me qëllim që Edi Rama, në vitin 2012 lider i opozitës të bënte një foto me Barack Obamën.
Çështja federale që përfshin një pronarin e disa limuzinave së New Jersey, njeriun më të fuqishëm në botë dhe Kryeministrin e Shqipërisë ka tërhequr vëmendje shumë të pakët në SHBA, edhe pse është një çështje që rrezikon të tronditë korridoret e pushtetit të Europës Jugore.
Sipas dokumenteve, qytetari nga New Jersey, Bilal Shehu, ishte një donatorët më të mëdhenj në fushatën e vitit 2012 të rizgjedhjes së Presidentit Obama, duke financuar deri në 80,000 dollarë, vetëm që ai dhe gruaja e tij të merrnin pjesë në një eveniment të veçantë në San Francisko.
“Por Shehu nuk solli gruan e tij, ai solli Edi Ramën, i cili po kandidonte për t’u bërë Kryeministër i Shqipërisë. Feds thonë se ishin paratë e Ramës, dhe fotografia që bëri me presidentin e SHBA-ve që i dha fushatës së tij në shtëpi një nxitje të madhe.
Shehu, nga rrethinat Paramus të New York-ut nuk qe aq me fat. Ai u shpall fajtor në 29 qershor për dhënien e kontributeve dhe donacioneve të huaja me dashje dhe dijeni të plotë, akuzë për të cilën do të përballet me pesë vjet burg duke filluar nga në 5 tetori dhe një gjobë prej 250.000 $.
Nga atdheu i tyre, politikanët shqiptarë kanë hedhur akuza se paratë janë dhënë nga shitësit e drogës, dhe rivalët e Ramës po bëjnë thirrje që Kryeministri të ndiqet penalisht.
“Edi Rama ka kryer të paktën tri vepra penale … dhe personalisht përfituar nga ato”, tha deputeti i opozitës Eduard Halimi për “The Associated Press” pas dorëzimit të ankesës penale kundër Ramës javën e kaluar.
Sipas dokumenteve të paraqitura në rastin e Shehut, të cilat u hetuan nga FBI-ja, ai pranoi marrjen e parave nga një burim i huaj që i transferoi ato në llogarinë e tij bankare. Më pas ai i hodhi ato në komisionin e përbashkët për mbledhjen e fondeve, duke maskuar kështu origjinën e tyre të vërtetë dhe konspiracionin që një shtetas i huaj mori pjesë në financimin e fushatës.
Emri i Ramës nuk është përmendur në këtë rast. Dokumentet thanë se “shtetasit të huaj” i është mohuar ardhja në evenimentin e San Franciskos, por atij iu lejua të fotografohej me Presidentin Obama.
Prokurori i New Jersey-it në SHBA, tha në një deklaratë se askush nga komisioni për mbledhjen e fondeve të Obamës nuk akuzohet për keqbërje, dhe vetë komisioni ka qenë ai që ka bashkëpunuar plotësisht me hetimet. “Askush në komitetin e përbashkët për mbledhjen e fondeve nuk ka qenë i akuzuar për ndonjë keqbërje dhe komisioni ka bashkëpunuar plotësisht në hetimin çon në pranimin e fajit e sotëm”, tha Zyra e Prokurorit të SHBA-së në një deklaratë.
Avokati i Shehut thotë se nuk ka pasur ndonjë marrëveshje që të ndikonte në pranimin e fajit para gjykatës. “Klienti im ka pranuar fajësinë në gjyq të hapur dhe nuk është një dëshmitar që po bashkëpunon me qeverinë”, tha Alan Abramson për “FoxNews.com”.
Sipas Aktit Federal të fushatës zgjedhore, asnjë shtetas i huaj nuk mund të dhurojë ose të shpenzojnë para për zgjedhjet federale apo lokale të asnjë shteti të SHBA-ve. Përjashtimi i vetëm është nëse personi ka një kartë të gjelbër dhe vendbanim të përhershëm brenda vendit.
Ndërsa hetimi së SHBA është i kamufluar mirë, historia vazhdon të nxeh gjakrat në politikën Shqiptare.