Endri HASA
Që 2016 Edi Rama dhe Erjon Veliaj vazhdojne me prezantimet propagandistike per projektet per rinine dhe teknologjine tek piramida. Propaganda vazhdon e njejte por fakt eshte qe pertej fasades se Rilindjes asgje nuk eshte bere per rinine ne keto 6 vjet.
Aftesimi dixhital i brezit te ri nuk behet me propagande sepse zhvillimi i nje brezi te ri me aftesi dixhitale duhet te behet ne rradhe te pare ne shkolla dhe ne universitete. Duhet qe femijeve dhe te rijve ti jepet mundesia te aftesohen,te mesojne,te studjojne dhe te apasionohen me teknologjine dhe kjo behet duke krijuar kushtet per edukim cilesor dhe te orientuar drejt tregut.
Eshte dramatike se si auditoret e inxhinierise dhe sidomos te IT po ngelen pa stafe akademike. Te gjithe pedagoget e teknlogjise po ikin jasht dhe ne Shqiperi spo ngel askush i afte per te formuar nje brez te ri. Cdo ditë dëgjoj vetëm si profesionistet e teknologjise largohen dhe se si ata qe kane mbetur bejne planet per tu larguar.
Problemi i pedagogeve, i profesionisteve si dhe rinise eshte degradimi i arsimit, zhvleresimi i meritokracise dhe vrasja e shpreses qe po sjell largimin cdo dite e me shume te ajkes se specialisteve qe po ikin dita dites.. Profesionistet largohen sepse Edi Rama dhe banda e tij ne pushtet punon vetem si te vjedhi e zhvasi popullin.
Ne Shqiperi ICT nuk mund te zhvillohet kurrsesi sepse investimet e qeverise ne ICT si dhe ne cdo fushe tjeter nuk kane prioritet te zgjidhin hallet e qytetareve por se si te mbushin xhepat e qeveritareve. Ky popull dhe ky vend po vidhen cdo dite nga nje bande kriminale e cila ka ardhur ne pushtet duke vrare demokracine dhe duke vjedhur zgjedhjet.
Cdo dite me shume e Edi Rames ne pushtet vetem e shkaterron me shume vendim dhe vret shpresen e brezit te ri. Prandaj Shqiptaret jane bere sot te gjithe bashke qe te permbysin banden kriminale qe ka uzurpuar shtetin dhe te rikthejne demokracine ne vend.
Ky vend ka nevoje me shume se kurre per profesioniste te mire qe ta shpetojne ate nga humnera, koha e fasadave qe pikturon piktori i rilindjes do marre fund. Koha e fjaleve ka mbaruar!