Forca të ushtrisë dhe 100 policë me skafandra janë angazhuar sot në Elbasan për të mbrojtur Ramën.
Mbi 100 policë me skafandra, janë përplasur me protestuesit bllokuan rrugën në rrethrrotullimin e Bradasheshit, por ushtria dhe policët e shumtë me skafandra kanë ushtruar dhunë ndaj qytetarëve me qëllim për t’i hapur rrugën Edi Ramës.
Siç shikohet edhe nga pamjet në krye të këtyre policëve ka qenë Albert Nushi, drejtuesi i policisë që u kap në përgjime duke i ofruar para Alfred Alizoti me qëllim që ky i fundit të hiqej sikur ishte ai Agron Xhafaj, në përgjimin e Babales.
Por sipas Partisë Demokratike, paniku dhe dhuna ndaj protestuesve që lëshonin thirrjen “Rama ik” nuk e shpëtojnë dot kryeministrin ilegjitim të votave të blera me krimin.