Kusht i patjetërsueshëm për zgjedhjet largimi i Ramës dhe qeveri tranzitore, deputetët nga anëtarësia

Kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur ditën e sotme se po vazhdon procesi i hapjes dhe demokratizimit të partisë.

Duke folur për gazetarët, Basha u shpreh se PD-ja do të zgjedhë kandidatët për deputetë me procesin ‘një anëtar një votë’.

‘Po avancojmë në rrugën tonë për demokratizimin e PD-së. Takimi i sotëm ishte me ekspertë të NDI-së dhe ekspertët nga Uashingtoni.

Partia Demokratike do t’i zgjedhë kandidatët për deputetë me procesin ‘një anëtar një votë’. Ky është një proces që nuk ka ndodhur më parë as në Shqipëri dhe as në Ballkan.

Ky model është modeli i transparencës dhe llogaridhënies. Ne do ta nisim nga vetja këtë proces’, u shpreh ndër të tjera Basha.

Nga deklarata e kryetarit Basha për mediat

Është një model perëndimor. Kjo i shërben në radhë të parë transparencës. Ne këtë e fillojmë brenda partisë këtë model. Ky do të jetë edhe modeli ynë i qeverisjes. Do të vendosim kandidatët tanë për deputet. Në këtë mënyrë do të bëjmë një transformim të thellë. Unë do ta vazhdoj këtë proces të modernizimit të PD-së.

Kandidatët e PD-së do të zgjidhen me sistemin 1 anëtar 1 votë.

Ne jemi sot për një betejë për jetë a vdekje për demokracinë. Në po përgatitemi për përgjegjësitë që ka PD edhe ndaj popullit.

Qeverisja jonë nesër do të jetë një qeverisje që do ju shërbejë njerëzve. Nuk ka asnjë mospërputhje mes PD dhe aleatëve. PD ka përfunduar javën e kaluar një dokument me pikat tona. Një pjesë e mirë e pikave që ata kanë janë të njëjta me PD-në.

Koalicioni opozitar por vepron me bashkëpunim. Nuk ka asnjë mospërputhjes mes qëndrimeve të PD dhe koalicionit Çështjet e tjera janë detaje të parëndësishme. E rëndësishme është që të ketë zgjedhje pa Ramën.

Aleatët e PD-së nesër do të kenë një takim me presidentin Ilir Meta për t’i kërkuar atij tryezën e dialogut, si negociator për situatën politike. Aleatët kërkojnë përcaktimin e një date për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, me një qeverisje tranzitore me dakortësi politike.

Ata i bënë thirrje Metës që të ulë në tavolinë Ramën dhe Bashën që të negociojnë për një qeveri tranzitore.

Zoti Basha, aleatët tuaj kanë paraqitur sot një platformë me disa pika dhe një tryezë edhe me zotin Rama si kryetar i PS. Si e gjykoni?

Nuk ka asnjë mospërputhje midis qëndrimeve të PD-së dhe gjithë koalicionit tonë. PD ka përfunduar javën e kaluar një dokument të detajuar sa i përket detyrave të qeverisë tranzitore në raport me zgjedhjet e lira dhe të dnershme dhe do ta paraqesë atë në ditët në vijim në mënyrë publike.

E kemi diskutuar edhe me aleatët tanë. Një pjesë e mirë e pikave që aleagtët kanë shpalosur sot janë edhe pikat e programit tonë, pra ka një përputhje totale ndaj të jeni të sigurt se koalicioni opozitar po vepron me bashkëpunim, mirëkuptim dhe sinergji të plotë për të ecur përpara.

Çështjet e tjera janë detaje të parëndësishme sepse kryesorja është kjo: zotimi i të gjithë koalicionit opozitar, që është sot mazhoranca e re, politike, numerike dhe morale në vend është regjistrimi në zgjedhje dhe pjesëmarrja në zgjedhje vetëm kur të ketë me të vërtetë zgjedhje, jo jë tjetër farsë kriminale.

Kusht i padiskutueshëm për këtë mbetet largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe një qeveria tranzitore, e cila do të plotësojë kushtet për të cilat do të keni më shumë informacion në ditët në vijim.

LIVE

LIVE – Komunikim me median pas takimit me përfaqësues të Institutit Ndërkombëtar Republikan.

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 29. April 2019

Artikulli paraprakBerisha: Sot në Berlin një Samit shumë i rëndësishëm!
Artikulli tjetërRama shpik ligj anti-kushtetues që t’ia dhurojë pronën oligarkëve