102 kandidatë të listës së PD kanë refuzuar mandatin e deputetit

Sot i refuzuan ftesat e KQZ Klement Çela i listës shumemërore të Qarkut Fier si dhe Fisnik Qosja i listës së Qarkut të Tiranës.

Shtohet lista e demokratëve që refuzojnë mandatin e deputetit. Vijon refuzimi masiv i procesit ilegjitim të zëvendësimit të mandateve të deputetëve, të cilët i dogjën mandatet, sepse nuk dëshironin të ishin pjesë e një parlamenti të paligjshëm, të zgjedhur nga ortakëria e kryeministrit dhe mazhorancës me krimin e organizuar. Deri më tani, ka mbërritur në 102 lista e kandidatëve të listës shumemërore të Partisë Demokratike që kanë refuzuar thirrjen e KQZ për të pranuar mandatin e deputetit.

Sot kësaj liste i janë shtuar Klement Çela dhe Fisnik Qosja.

Në shënimin e tij në rrjetet sociale, Klement Çela, i cili ishte në listën shumemërore të Partisë Demokratike për Qarkun e Fierit, thotë se nuk mund të bëhej assesi pjesë e farsës së zëvendësimit të deputetëve. “Nuk mund të jem pjesë e këtij parlamenti, ku sundon korrupsioni, krimi, pafytyrësia dhe imoraliteti!, thotë Çela. Nuk mund të çoj dëm votat e qytetarëve lushnjarë, votat e demokratëve të mi, në parlamentin e krimit!”.

Kurse Fisnik Qosja, i cili në zgjedhjet e 2017-s ishte në listën shumemërore të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, thotë se ka ardhur koha që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre! “Populli sot nuk është në shërbim të pushtetarëve, por ka kuptuar që e anasjellta duhet të ndodhë”. Duke deklaruar se e refuzon mandatin e deputetit, Fisnik Qosja i quan “bide politike” ato formacione politike që po bëjnë pazare kafeneve e zyrave, për t’i dhënë legjitimitet një Kuvendi të marrë peng, apo një procesi zgjedhor farsë.

Procesi i refuzimit të mandateve po merr përditë një mbështetje të madhe popullore, jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në debate publike e në protesta qytetare. Ky masivitet i refuzimit të thirrjeve të KQZ është një tjetër mesazh se nuk duhet vijuar më tej me një proces që vetëm e shton ilegjitetimin e Parlamentit, shndërruar tashmë në një teatër kukullash që noterizon VKM-të e Edi Ramës.

 

22 6

Artikulli paraprakPatozit i del boja, denoncohet nga nipi i Shpëtim Gjikës: Më ka falsifikuar firmën, ky veprim përbën vepër penale
Artikulli tjetërPërfundon Samiti, Haradinaj me Merkel e Macron, ndërsa Rama i trishtuar me Vuçiçin