Njerëzit shpenzojnë shumë kalori gjatë gjumit të pasdites sesa gjatë gjumit të natës, ka treguar një hulumtim i ri. Dremitja apo gjumi herët shpenzojnë më së shumti kalori sesa gjumi i natës, ka treguar studimi i ri.
Hulumtimi i publikuar në revistën Current Biology ka treguar që me pushimin gjatë pasdites së vonshme apo herët në mbrëmje, trupi ynë djeg 10 për qind më shumë kalori në krahasim me orët e mëngjesit.
Nga ana tjetër, ata të cilët punojnë në ndërresa të natës apo bëjnë jetë të parregullt të cilët bëjnë pak gjumë,
janë më të prirë të shtojnë peshë në krahasim me ata të cilët kanë gjumë cilësor dhe të rregullt.
Hulumtuesit studimin ia kanë nënshtruar shtatë personave një muaj në laborator pa dritare apo orë, në mënyrë që të vërejnë ndryshimet në metabolizëm pa ndikim të shprehive ushqimore dhe aktiviteteve.
Këtyre personave u është ndaluar qasja në internet dhe në përgjithësi në telefona, ndërkaq çdo mbrëmje kanë shkuar të flenë gjumë katër orë më vonë sesa nata e mëparshme.
Besohet që rezultatit të këtillë i kontribuon temperatura e ulët trupore gjatë gjumit të natës.