Kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë një tjetër premtim, kësaj rradhe për ubvencionet e fermerëve shqiptarë.
Basha u shpreh gjatë një takimi me të rinjtë e zonave të Farkës, Petrelës, Bërzhitës dhe Krabës në kryeqytetse, me ardhjen e PD në pushtet, çdo vit do të ketë 100 milionë euro subvencione për fermerin shqiptar.
Ai shtoi se, me parimin “Shqipëria e para, fermeri shqiptar i parë”, do t’i vihet trau doganës që konkurrenca të mos jetë e pandershme si sot.
Teksa komentoi edhe Samitin e djeshëm të Berlinit, Basha bëri diferencën mes politikës së PD dhe asaj të Edi Ramës.
“Ne ja dolëm se PD ka ditur ka mundur të hapë derën e Europës. Kështu do të hedhim së bashku edhe hapin e rradhës. Duke çliruar ekonominë nga oligarkët do të rrisim punësimin. Më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë në zona rurale ndaj dhe do të rikthejmë shpresën por edhe mundësinë që me anë të subvencioneve të mbështesim fermerët. 100 milionë euro çdo vit.
Do ju fusim në treg se ju ka nxjerrë jashtë tregut. Do ti vemë traun doganës që mos konkurrojë në mënyrë të pandershme prodhimin vendas. Shqipëria e para, fermeri shqiptar i pari. Do të njohin persoporitet dhe djersa do tu kthehet në para dhe jo në mallkim dhe borxhe.
Më tej Basha u shpreh se, Shqipëria ndodhet në udhëkryq pasi vendi jo vetëm që nuk po shkon drejt BE-së, por po kthehet vite pas.
“Dua tju falënderoj për këtë javë aksioni politik të paprecedentë, me shpirt dhe me zemër. Këtu nuk ka punë përgjysmë, ose bëhet ose nuk bëhet fare. Unë e di që ju jeni njerëz qytetarë dhe familjarë. Këto janë 6 vite të vështira për Shqipërinë, për rininë, për fëmijët, për arsimin, për shëndetësinë. Ja ku jemi sot, një ditë e veçantë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane.
Se sa e drejtë dhe vendimtare është rruga që kemi ndjekur. Për një qeveri të vërtetë që e lidh fatin e vetë me njerëzit, për një drejtësi me një standard dhe jo me dy. Ashtu siç kishim paralajmëruar nuk ka as zhvillim, as mirëqenie dhe as integrim.
Nuk mund të ketë hapje negociatash për një vend ku zgjedhjet janë vjedhur dhe kriminelët nuk dënohen. Këto nuk janë standarde evropiane, por afrikane. Me më të korruptuarin, Edi Ramën, jo vetëm që nuk bën asnjë hap përpara drejt BE por po na kthen 10 vite pas”, është shprehur Basha.