Basha: Ballë për ballë me të keqen, s’ka BE me Ramën që vjedh zgjedhjet

Gjatë takimit me të rinjtë në kryeqytet, kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur se, djegia e mandateve ka qenë vendimi më demokratik i opozitës, ndërsa theksoi edhe një herë se, largimi i Ramës nga posti i kryeministrit është i panegociueshëm.

“Largimi i Ramës është i panegociueshëm, qeveria transitore është rruga e vetme. Nuk mund të ishim më pjesë e teatrit të kukullave. Në cilin vend të botës parlamenti voton ligje që ti marrë lekët e shumicës e t’ia japë pakicës.

Në cilin vend të botës nuk rriten rrogat e mjekëve dhe infermierëve, këto lekë shkojnë dhe bëhen koncesione. Madje në cilin vend të Ballkanit ndodh që shteti të mos parashikojë subvencione për fermerin dhe të ketë një politikë kaq çnjerëzore ndaj fermerit.

Sot të punosh tokën në Shqipëri nuk është më bekim, por mallkim. Djegja e mandateve ka qenë vendimi më demokratik i PD dhe aleatëve të saj. Asgjë nuk na ndal, asnjë imunitet, asnjë privilegj. Ballë për ballë me të keqen. Jemi të sigurtë se jemi shumica politike dhe morale”, u shpreh kryedemokrati.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se, Shqipëria ndodhet në udhëkryq pasi vendi jo vetëm që nuk po shkon drejt BE-së, por po kthehet vite pas.

“Dua tju falënderoj për këtë javë aksioni politik të paprecedentë, me shpirt dhe me zemër. Këtu nuk ka punë përgjysmë, ose bëhet ose nuk bëhet fare. Unë e di që ju jeni njerëz qytetarë dhe familjarë.

Këto janë 6 vite të vështira për Shqipërinë, për rininë, për fëmijët, për arsimin, për shëndetësinë. Ja ku jemi sot, një ditë e veçantë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane. Se sa e drejtë dhe vendimtare është rruga që kemi ndjekur.

Për një qeveri të vërtetë që e lidh fatin e vetë me njerëzit, për një drejtësi me një standard dhe jo me dy. Ashtu siç kishim paralajmëruar nuk ka as zhvillim, as mirëqenie dhe as integrim. Nuk mund të ketë hapje negociatash për një vend ku zgjedhjet janë vjedhur dhe kriminelët nuk dënohen.

Këto nuk janë standarde evropiane, por afrikane. Me më të korruptuarin, Edi Ramën, jo vetëm që nuk bën asnjë hap përpara drejt BE por po na kthen 10 vite pas”, është shprehur Basha.

auto 11111556641731

Artikulli paraprakAgron Tufa shpallet “Qytetar Nderi” i Kamzës, “Mirënjohja e Qytetit” edhe për disa media…
Artikulli tjetërMediu nga Unaza e Re: Një qeveri që nuk respekton ligjin e Kushtetutën nuk mund të behët pjesë e BE