Bardhi: Sa kohë Rama të jetë kryeministër nuk bëjmë me të as diskutime e as marrëveshje

Gjatë takimit me anëtarët e rinj të PD-së në njësinë nr.7 në Tiranë, sekretari i përgjithshëm, Gazmend Bardhi është shprehur se, edhe pse jemi në opozitë sërish të rinj e të reja po i bashkohen siglës së PD-së.

“Mirënjohje të thellë të gjithë anëtarëve të rinj të PD. I bashkoheni PD në një betejë të vështirë që kemi nisur, jo për PD-në, por për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne nuk ofrojmë as vende dhe as privilegje. Ju i bashkoheni në një moment kur Shqipëria ka një kryeministër me tipare diktatoriale, ndaj dhe bashkimi juaj na jep më shumë energji, na rrit, por i tregon Shqipërisë se nuk keni frikë nga Rama. I bashkoheni PD në misionin për çlirimin e vendit nga një qeveri kriminale”.

Sipas numrit dy të PD-së, nuk ka dialog e bisedime me Ramën kryeministër.

“Largimi i Ramës është misioni i çdo qytetari. Mision për çdo socialist e qytetar pa anëtarësi në asnjë parti. E vetmja rrugë për ta kthyer vendin në normalitet. Sa kohë Rama të jetë kryeministër nuk bëjmë me të as diskutime e as marrëveshje. Madje as në tryeza ku ulet Rama si kryeministër.

Artikulli paraprak20 qytetarë të tjerë: Patozi na ka falsifikuar firmën! Prokuroria nuk heton me porosi të Ramës
Artikulli tjetërTë rinj të tjerë i bashkohen Partisë Demokratike, Vokshi: Jemi forca që ka bërë hapa konkretë…