Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një postimi në rrjetet sociale ku ka komentuar qeverie.
Sipas Manjanit, ne jemi në gjendje emergjente, për ndalimin e së keqes e cila nuk di të qeverisi por të sundojë.
Ai shprehet se, çështja themelore është të kthejmë vendin në shinat e normalitetit.
Postimi i plotë
Nuk mendoj se jemi në kushtet që duhet të zgjedhim kush është më i miri.
Jemi në emergjencën e ndalimit dhe idealisht të largimit të së keqes që nuk qeveris, por sundon.
Sundimi politik mbi çdo normë e ligj, po sjell dëme të pariparueshme.
Pra çështja themelore është do kthejmë vendin në shinat e normalitetit kushtetues e ligjor, apo ta lëmë në dorë të sunduesit?!
Debati se kush është më i miri është kot dhe shmang vemendjen nga çështja kryesore…