Flet vëllai i “Dajës”: E futën në burg se i shkoi në varrim Admir Muratajt, nuk ka lidhje me grabitjen

Në një deklaratë për mediat avokati mbrojtës i Ragip Hajdinit, Mirash Ndoci tha që i biri dhe vëllai i të akuzuarit si një nga pjesëmarrësit në grabitjen e Rinasit, janë shprehur se i afërmi i tyre nuk është fajtor. me logo vellai

Ata kanë thënë  se kanë mjaftueshëm pasuri dhe nuk kanë nevojë të vjedhin dhe nësë është e vërtetë që vëllai i tij ka bërë këtë veprim aprovon idenë që të dënohet maksimalisht.

Kemi pasuri të mjaftueshme dhe të ardhura po ashtu. Kemi miqësi me familjen Murataj, kam qenë në varrim edhe unë. Nëse im vëlla vërtetohet se ka gisht në ngjarje të dënohet me 20 ose 30 vite, vetë e aprovoj”, tha Mustafa Hajdinaj, vëllai i Ragip Hajdinit.

Ragip Hajdini 50 vjeç nga Peja është akuzuar si autor i dyshuar për grabitjen e 6 milionë eurove në  Rinas. Ndërkohë që bëhet me dije se 50 vjeçari, i cili mbante pseudonimin “Daja” është arrestuar tek Shkëmbi i Kavajës.

Ndërkohë Ragip Hajdini nuk e ka pranuar autorësinë dhe thotë se ka qene diku tjetër në momentin që ka ndodhur grabitja.

“Nuk jam unë personi që kërkoni. Kërkoj që të ballafaqohem me Alkond Bengasin. Kam njohje me familjen Murataj më kronkretisht me Aleksin nuk e dija që Admir Murataj ishte në kerkim. E kam dëgjuar që në media kanë folur për një person me nofkën daja, është shprehu në Gjykatë.

Admir Murataj 696x427 1

Artikulli paraprakPlatforma e opozitës për zgjedhje të lira, detyrat e qeverisë tranzitore dhe thirrja e Bashës për mosbindje civile
Artikulli tjetërKërkuan paga më të larta, pronari i pushon nga puna