Pas Haradinajt edhe vetë Kryeministrja serbe pohon se Rama flet ndryshe me Serbinë dhe ndryshe në konferencat ndërkombëtare. Ajo shton se fjalimet në konferenca ndërkombëtare i bën për të marrë pikë. Pra, ndryshe i bën pazaret me Serbinë dhe ndryshe shfqet publikisht. Pikërisht këtë tha dy ditë më prë edhe Haradinaj
Kryeministrja Ana Branbiç, pas kthimit nga Berlini, u shpreh për agjensinë serbe të lajmeve “Beta“ se është e zhgënjyer nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, sepse ka menduar se ai ka një vizion tjetër për Ballkanin dhe marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, por ai në të vërtetë grumbullon pikë në tema populiste, duke shpjeguar kryeministri Rama, flet një gjë në rastet e takimeve individuale, ndërsa në konferenca flet ndryshe dhe “për publikun e tij”.
“Unë nuk e shoh politikën ndryshe nga raportet njerëzore“, u shpreh Branabiçi dhe shtoi se gjithmonë do të bisedojë me Ramën, duke “rekomanduar“ se në politikë nevojitet “pak më shumë sinqeritet”.
Duke folur për Samitin e 29 prillit, ajo tha se bisedimet ishin të vështira, por delegacioni serb ishte i sinqertë dhe e përfaqësoi mirë vendin e tij.
“Thamë atë që mendojmë dhe që ndjejmë dhe se jemi këtu (në Berlin) për të vazhduar bisedimet dhe për të gjetur kompromis, por taksat duhen hequr“- shpjegoi Kryeministrja, duke shtuar se dialogun e frenon mungesa e kurajos politike dhe populizmi i njerëzve që kanë vendosur taksat ndaj mallrave serb.
“Hajde të bashkohemi të gjithë bashkë dhe të bëjmë një rajon tjetër për brezat që do të vijnë“- bëri thirrje Kryeministrja serbe.