Përplasje mes protestuesve dhe policisë në rrugën e Mbrostarit në Fier, që është nga 12 pikat në të gjithë vendin ku po protestohet.
Protestuesit kanë dashur të avanconin në drejtim të urës duke çarë kordonin e policisë që janë vendosur aty. Ka pasur shtyrje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë që kanë dnaluar avancimin e protestuesve. Situata më pas është qetësuar me qytetarët që kanë hequr dorë nga avancimi drejt urës.
Ish-deputeti i PD, Luan Baçi dhe ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ndodhen mes protestuesve në Fier.
Kjo është protesta e dytë në formën e mosbindjes civile e thirrur nga opozita, e cila një javë më parë bllokoi për 60 minuta 5 akse kryesore të vendit. Opozita e bashkuar kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.