Vuçiç drejt Tiranës për takuar Ramën dhe Mogerinin, do diskutohet për…

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq me 8 maj udhëton në Romë për t’u takuar me zëvendëskryeministrin e Italisë, Matteo Salvini. Tema kryesore e këtij takimi do të jetë dialogu me Kosovën, shkruajnë mediat serbe.

Takimi mes Vuçiqit dhe Salvinit pritet të jetë i mbyllur për media. Pasi të përfundoj ky takim, Vuçiq në mbrëmje udhëton për në Tiranë për t’u takuar me Përfaqësuesen e Lart të BE-së, Federica Mogherini në kuadër të procesit ‘Brdo-Brioni’ i cili mbahet në kryeqytetin shqiptar që zgjat dy ditë.

Edhe tek takimi mes Vuçiqit dhe Mogherinit temë diskutimi do të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nga ana e tij, tha se në Berlin është përballur me presion të madh për ta hequr taksën ndaj mallrave serbe. Madje siç tha kryeministri “presion për ta hequr taksën ka pasur edhe nga vetë Presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë”, ndonëse këta dy të fundit nuk e thanë një gjë të tillë.

“Edhe në Berlin, u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ishte shumë vështirë. Edhe presidenti Thaçi, edhe kryeministri Edi Rama më shumë bënin presion të dy me e heqë taksën, sesa shtetet e tjera.

Të gjithë insistonin që me respektu qëndrimin e kancelares Merkel dhe presidentit Macronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humbë. Një insistim direkt i pandalshëm.

Në një gjuhë që ishte në anglisht, që e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presidenti Macron”, tha Haradinaj në një intervistë për një televizion lokal në Kosovë. Ai tha se megjithë këtë presion ka insistuar se vendimi për taksën qe i detytuar, pasi Serbia e ka luftuar Kosovën në çfarëdo forme.

“Unë u kam thënë që ai vendim është marrë nga zori. Serbia ka marrë vendime agresive ndaj nesh, që kanë rrezikuar sigurinë nacionale tonën. Ky vendim hiqet në rast të një marrëveshje për njohje. Nëse përgatitet një marrëveshje për njohje dhe nënshkruhet mund ta suspendojmë. Por, jo për një proces të dialogut që mund të devijojë”, tha Ramush Haradinaj.

Artikulli paraprakfaqja e pare
Artikulli tjetërPolicia terror në Fier, reagon kreu i PD: “Vijnë si hajdutët, arrestojnë qytetarët në mes të natës”!