Gjykata Administrative e Apelit ka dhënë vendimin dje duke shfuqizuar vendimin e kryebashkiakut Veliaj dhe duke i dhënë të drejtë kompanisë “Gener 2”. Në këtë mënyrë ajo ka hedhur poshtë vendimin e Bashkisë së Tiranës për bllokimin e punimeve të ndërtimit poshtë digës së liqenit. Me vendimin e marrë nga gjykata, kompania mund të rinisë punimet që nga dita e sotme. Gjithashtu Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur që IKMT-ja (Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit), t’i paguajë kompanisë dëmin material dhe moral të shkaktuar gjatë kësaj kohe. Gjykata Administrative e Apelit i jep të drejtë kompanisë së ndërtimit “Gener 2 shpk”, për vazhdimin e ndërtimit të kompleksit pranë Liqenit Artificial. “ABC News” ka mësuar se treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Enkelejda Softa, kanë vendosur të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative, që i jep të drejtë kompanisë së ndërtimit për të vazhduar punimet. Sipas këtij vendimi, thuhet se shfuqizohet vendimi i firmosur nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për ndërprerjen e punimeve pranë Liqenit Artificial. Gjykata thotë se detyrohet pala e paditur, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë t’i paguajë kompanisë ndërtuese “Gener 2 shpk” dëmin e shkaktuar, si humbjen e pësuar dhe fitimin e munguar, si rezultat i ndërprerjes së punimeve, si dhe të paguajë në formën e dëmshpërblimit ndaj kompanisë ndërtuese dëmin moral që i ka shkaktuar shoqërisë pas nxjerrjes së aktit të paligjshëm të pezullimit të punimeve në këtë kantier ndërtimi. Gjithashtu, në vendim thuhet se është urdhëruar pezullimi i menjëhershëm i të gjitha procedurave të bllokimit të punimeve me firmën e kreut të Bashkisë, pasi janë cilësuar të paligjshme. Nuk dihen të gjitha detajet arsyetuese të gjykatës, që i dhanë të drejtë kompanisë ndërtuese. Por burimet thonë, se një nga arsyetimet e gjykatës është fakti se janë administruar në dosje dy konkluzionet e ekspertëve të menaxhimit të burimeve hidrike, që kanë konstatuar se ndërtimi poshtë digës nuk sjell pasoja për digën e Liqenit Artificial. Ky vendim është i formës së prerë dhe i lind e drejta kompanisë ndërtuese “Gener 2 shpk” të vazhdojë punimet për ndërtimin e kompleksit pranë Liqenit Artificial. Nga ana tjetër, nuk dihet nëse Bashkia e Tiranës, e cila bëri edhe protestën para Gjykatës së Apelit Administrative të ketë ankimuar vendimin që i dha të drejtë kompanisë ndërtuese. Sipas vendimit, thuhet se më 14 janar 2015 Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë njoftoi kompaninë ndërtuese për pezullimin e punimeve. Me kërkesë të Bashkisë, Gjykata Administrative vendosi sigurimin e padisë, duke pezulluar punimet. Vendim ky që mori formën e prerë. Por më 20 prill Gjykata e Shkallës së Parë Administrative i dha të drejtë kompanisë ndërtuese për të vazhduar punimet. Ky vendim u la në fuqi tashmë edhe nga Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë.
Kryesore
Continue to the categoryEdi Rama krekoset si kaposhi në majë të plehut!
Nga Namir Lapardhaja
Është për të ardhur keq që në një vend ku qeveria është thellësisht e korruptuar, me një kryeministër si Edi Rama që...