Policia turke ka sekuestruar 1.2 ton kanabis, që ishte transportuar nga Shqipëria, ndërsa kanë përfunduar në pranga 5 shqiptarë gjatë një operacioni kundër trafikut të drogës.
Mediat turke njoftojnë arrestimin e 7 personave në total, nga të cilët 5 shqiptarë, ndërsa janë sekuestruar 1.2 ton kanabis dhe 550 mijë pilula ekstazie.
Operacionet janë zhvilluar në Stamboll.
Të arrestuarit janë; S.A. 25-vjeç, S.D. 34-vjec, E.H. 43, G.A. 34, S.G. 32, M.E. 39 dhe S.S.Ç. 37-vjeç.
Mediat turke raportojnë se kanabisi ishte transportuar nga Shqipëria, ndërsa ai ishte fshehur brenda 100 thasëve me ushqim për kafshët.
Policia, sipas mediave, prej disa muajsh hetonte këtë rast të trafikut, dhe ka ndërhyrë në momentin që thasët po shkarkoheshin në një magazinë.
Ndërkohë që pilulat me ekstazi ishin trafikuar nga Holanda.