Mediumi belg, Politico.eu i ka kushtuar një artikull ndodhive të samitit të Berlinit, e që sipas dëshmitarëve të saj, kishte pasur një përplasje verbale mes Kryeministrit Haradinaj dhe Presidentit Makron. Ky medium, gjithashtu shton se ky samit ka treguar edhe për përçarjen që ka Berlini dhe Parisi, sa i përket një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti i Francës, Emmanuel Makron, ka dështuar që pas shumë orë tentimesh dhe përpjekjesh, ta detyrojë Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj që të pranojë kompromis për ta rregulluar problemin në rritje që vendi tij i vogël e ka me Serbinë, shkruan Politico.eu, transmeton Gazeta Express.
“Ti nuk je në pozitë për të kërkuar ndonjë gjë” i kishte thënë Makron Haradinajt me një zë të lartë, ndërkohë që grupi i liderëve të rajonit po shikonin, thuhet sipas dy dëshimtarëve të cilët ishin pjesë e kësaj përplasje në Berlin.
Dështimi për ta thyer rrugën qorre mes Kosovës dhe Serbisë, e ka dhënë dëshminë se politikat e jashtme të BE’së po dështojnë.
Sipas Politico.eu, rritja e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, që erdhi pas vendosjes së taksës, ka ndikuar që Makron dhe Merkel, t’i merrnin vetë frenat në dorën e tyre.
Makron, e vizitoi kryeqytetin gjerman këtë javë, si njëri nga mikpritësit e samitit të Balkanit Perëndimorë, së bashku me Angela Merkel, i cili u mbajt për bisedime mes Kosovës dhe Serbisë. Të nervozuar nga dështimet e BE’së për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, dhe rritja e tensioneve mes dy palëve, ndikoi që Makron dhe Merkel, t’i merrnin vetë gjërat në dorë.
Në përfundim të samitit, i cili u mbajt të martën, me gjasë Merkel dhe Makron do të dëshironin që të mos mbahej fare. Në vend që ta prezantonin një fillim të ri, Merkel dhe Makron pa dëshirën e tyre, shfaqën dy funksionalitetin e diplomacisë në çështje publike. Samiti i ka theksuar ndarjet jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe mes Parisit dhe Berlinit dhe mes shteteve anëtare të BE’së dhe Zyrës për Punë të Jashtme në Bruksel.
Sipas dëshmitarëve të Politico.eu, i vetmja që doli e lumtur nga ai takim, ishte Frederica Mogherini, e cila në fakt lejoi që të mbahen bisedime për shkëmbim territorial.
I vetmi person që ishte i lumtur, ishte Frederica Mogherini. Ajo gjithmonë akuzohej se nuk arriti që t’i detyrojë palët të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje, edhe pse kishte tentuar për disa muaj. Ajo madje krijoi edhe probleme me të ashtu-quajturin shkëmbim territorial, në baza etnike.
E dështimi që në Berlin të arrihej një marrëveshje, bëri që Mogherini ta heq barrën mbi vete.
Duke shkuar në takimin e kësaj jave, asnjëra palë nuk tregoi vullnet për të bërë lëvizje, duke bërë që disa diplomatë të ngrinin pyetje nëse samiti duhet të mbahet.
Sipas politico.eu, gjatë pushimit, Merkel dhe Makron e ndajtën Haradinajn nga të tjerët dhe u vendosën në ballkon.
Ata i kërkuan atij që t’i largojë tarifat dhe t’i hapë rrugë negociatave që të arrihet një marrëveshje, duke i ofruar karotën e liberalizimit të vizave për kosovarët.
Haradinaj nuk u thye.“Unë dua njohje” tha ai, sipas personit i cili ishte dëshmitarë në këtë bisedë.
Merkel i foli Haradinajt për rëndësinë e kompromisit që ata e bëjnë në politikat Evropiane, duke i thënë që ai duhet të durojë, ashtu siç duruan gjermanët për bashkimin e dy Gjermanive.
Por Haradinaj i ishte përgjigjur “Nuk dua të pres 20 vite”. Më pas Merkel dhe Makron e kuptuan se ishin vetëm duke e humbur kohën, në përpjekje për ta bindur kryeministrin kosovar, andaj u pajtuan që të punojnë me “konstruktivitet”, për t’i normalizuar marrëdhëniet.