Një dyqan i kompanisë Globe është thyer dhe grabitur dje nga persona të panjohur në qendër të qytetit të Elbasanit. Lajmi u bë i ditur nga Policia e Elbasanit. “Sot më datë 13. 07. 2016, në Lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan është konstatuar e thyer dera e dyqanit të kompanisë “Globe”, njofton policia. Dyshohet të kenë marrë 16 aparate celularësh të llojeve dhe markave të ndryshme. Grupi hetimor, ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ka kryer veprimet proçeduriale dhe hetimore dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Kryesore
Continue to the category‘Gjatë qeverisjes së tij janë larguar 600 mijë qytetarë’/ Lapardhaja: Edi...
I ftuar në Report Tv, analisti Namir Lapardhaja u shpreh se Edi Rama është eksportuesi më i madh i shqiptarëve nëpër botë.
Deklaratën Lapardhaja e...