Me 5 nëntor të këtij viti pritet të kremtohet lumturimi dhe lartësimi i 38 martirëve të ekzekutuar gjatë regjimit komunist. Në njoftimin për mediat të Arqipeshkevisë Shkodër – Pult-it thuhet se pas një kohe relativisht të gjatë, në njohjen dhe në pranimin zyrtar të dëshmisë flijuese për Fe dhe Atdhe, të Imzot Vinçens Prenushit dhe 37 shokëve të tjerë, tashmë është caktuar data historike e lumturimit të martirëve të regjimit komunist. Procesi dioqezan i filluar me 10 nëntor 2002 e mbyllur me 8 dhjetor 2010…u analizua nga ekspertet e Kongregatës për Çështjen e Shenjotërve…dhe me dekretin që Papa Françesku firmos më 26 prill 2016 u dekretua se mund të shpallen të Lumë. Më në fund, me letrën që Ati Shenjtë, Papa Francesku zyrtarisht ka dërguar përmes Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, na konfirmon se data e Kremtimit do të jetë 5 nëntor 2016. Ndërkaq thuhet se vendi i kremtimit do të jetë Sheshi i Katedralës së Shën Shtjefnit në Shkodër, ndërsa riti i Lumturimit do të udhëhiqet nga Prefekti për Çështjen e Shenjtërve, Eminenca e tij Kardinal Angelo Amato. Me këtë shpallje, kemi plotësuar të gjitha detajet e nevojshme. Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore njëkohësisht arqipeshkv i Dioqezës Shkodër-Pult Imzot Angelo Massafra, shpalli datën e lumturimit të 38 martirëve, ku tha se sipas shkresës zyrtare të Vatikanit, lumturimi do të kremtohet më datë 05 nëntor 2016 në Katedralen e Shën Shtjefnit. Imzot Massafra e dha lajmin para qytetarëve shkodranë, ndërsa njoftoi se riti i lumturimit do të udhëhiqet nga kardinali për çështjet e shenjtërve, Angelo Amato. Në mesazhin e tij Arqipeshkvi, Angelo Masafra shprehet se tashmë i takon Kishës Katolike në Shkodër të lartësojë martirët e për t’i nderuar me festë të hareshme shpirtërore. “Pas një kohe relativisht të gjatë, me një punë voluminoze dhe me angazhimin e palodhshëm të të gjithëve: besimtarë, laikë dhe institucione, për të arritur deri në përmbylljen e procesit kanonik, në njohjen dhe në pranimin zyrtar të dëshmisë flijuese për Fe dhe Atdhe, të Imzot Vincens Prennushit dhe 37 shokëve të tjerë, erdhi momenti që tani solemnisht të shpallim datën historike të Ritit të Lumnimit e të Naltimit në altar të 38 bijve tanë. Në letrën që Ati Shenjtë, Papa Francesku na ka dërguar përmes Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, na konfirmon se data e Kremtimit do të jetë 5 nëntor 2016. Prej kësaj date, virtyti heroik i tyre do të Naltohet në altarët e mbarë Kishës Universale. Vendi i kremtimit do të jetë: Sheshi i Katedralës së Shën Shtjefnit, Shkodër”, u shpreh Angelo MASSAFRA-Arqipeshkëv i Dioqezës Shkodër. Procesi i lumturimit të martirëve të komunizmit filloi më 10 nëntor të vitit 2002 gjatë kremtimit të meshës në Katedralen e Shën Shtjefnit, ku prefekti i Kongregatës së Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve në atë kohë Kardinali Sepe, shpalli fillimin e procesit të lumturimit të martirëve të Kishës Shqiptare. Pas shumë peripecish, procesi u shqyrtua në kongregatën e Vatikanit, ndërsa sot pas 14 vitesh pritet edhe lumturimi i priftërinjve të kishës shqiptare, ku 38 prej tyre u martirizuan gjatë kohës së komunizmit.
Kryesore
Continue to the categoryShqipëria e fundit në rajon për vlerësimin e talentit
Shqipëria vuan nga pasojat e mungesës së zbulimit dhe të vlerësimit të talentit në çdo sektor sikurse tregon edhe një raport i fundit në...