Deputeti demokrat, Kastriot Islami ka reaguar dje pas publikimit të një artikulli në televizionin amerikan Fox News, i cili thekson se çështje do të ketë përmasa më të mëdha nga sa mendon Rama, i cili aktualisht po mundohet të heshtë ndaj ngjarjes për t’i shpëtuar kështu transparencës dhe përballjes me akuzat e opozitës si dhe të qytetarëve gjithashtu. “Televizioni FOX NEWS në SHBA merret me skandalin e fotos Rama-Obama në një artikull me titull: Një rast i errët që implikon Obamën, shoferi i limuzinave nga Nju Xhersi i dërgon valë goditëse përmes Shqipërisë. Duket se kjo çështje do të marrë dimension më të madh se ç’e mendon Rama, duke u bërë pjesë e debatit të ashpër politik në fushatën elektorale aktuale presidenciale…Rama përmes Bilalit dyshohet të ketë dhunuar ligjin federal të sponsorizimeve, duke përfituar një foto me Presidentin Obama, por duke bërë pis marrëdhëniet mes dy vendeve e njëkohësisht duke vënë në lëvizje FBI…Kjo është një dosje që e ka bërë Ramën një lepur frikacak që po i shkurtohet litari dhe kërkon të shpëtojë nga ndëshkimi duke luajtur me Reformën në Drejtësi dhe kërkuar ndihmë përmes lobistëve që është gati t’i paguajë majmërisht”, shkruan Islami në një reagim të tij.
Kryesore
Continue to the categoryEksperimenti me arsimin dhe rritja rekord e analfabetëve në Shqipëri
• U kërkua reforma në arsim, por kemi shtim të analfabetëve, tkurrje të nxënësve dhe studentëve në shkolla e universitete dhe mungesë të...