“Të vetmit “biznesmenë” që bëjnë hajër me qeverinë e Edi Ramës, janë ata, të cilët që nga mëngjesi deri në darkë rrinë ngjitur me Edi Ramën, duke bërë plane për të grabitur, copëtuar, zhvatur buxhetin, taksat tuaja, bregdetin, naftën, mineralët. Për të krijuar monopolin në industrinë ushimore, në industrinë farmaceutike”.
Kështu deklaroi sot lideri demokrat Basha gjatë një takimi me qytetarët e Korçës. Basha tha se, “Oligarku ndërton stadiumin në Tiranë, me aferën më korruptive që ka njohur ndonjëherë ndonjë federatë futbolli në botë, sepse e detyron Edi Rama. Sepse hoteli është i tyre, është i Edi Ramës, Damian Gjiknurit, dhe i të korruptuarve të tjerë. Dhe po ky që ndërton 60 milion euro, merr edhe një tendër 50 mijë euro, dhe falimentojnë dhjetëra kompani të tjera me dy-tre muratorë, me dy-tre specialistë. Për ta nuk ka më tendera, tha Basha.
Deklarata e kryetarit Basha
Të vetmit “biznesmenë” që bëjnë hajër me qeverinë e Edi Ramës, janë ata, që, që nga mëngjesi deri në darkë rrinë ngjitur me Edi Ramën, duke bërë plane për të grabitur, copëtuar, zhvatur buxhetin, taksat tuaja, bregdetin, naftën, mineralët. Për të krijuar monopolin në industrinë ushimore, në industrinë farmaceutike.
Dhjetë njerëz, dhjetë hijena grabitqare.
Vetëm të ashtuquajtur “biznesmenë” do Edi Rama në gjithë këtë Shqipëri. Prandaj i ka shkatërruar gjithë të tjerët, sepse me ata të dhjetë ndanë Shqipërinë, pasuritë e saj, buxhetin, PPP-të, koncensionet, tenderat.
Gjithçka për këta të dhjetë, sepse këta të dhjetë i puthin dorën, i puthin këmbën, i puthin dhe atë që nuk thuhet, sepse bashkë ndajnë paratë që grabisin nga xhepat e qytetarëve shqiptarë.
Për këtë arsye i ka vënë kazmën biznesit të vogël.
Oligarku ndërton stadiumin në Tiranë, me aferën më korruptive që ka njohur ndonjëherë ndonjë federatë futbolli në botë, sepse e detyron Edi Rama. Sepse hoteli është i tyre, është i Edi Ramës, Damian Gjiknurit, dhe i të korruptuarve të tjerë. Dhe po ky që ndërton 60 milion euro, merr edhe një tendër 50 mijë euro, dhe falimentojnë dhjetra kompani të tjera me dy-tre muratorë, me dy-tre specialistë.
S’ka tendera për ta!
Ska, sepse këta të dhjetë marrin gjithçka. Ose këta ose askush!
Dhjetë kriminelë, kanë në dorë trafikun e drogës. Disa prej tyre hyjnë e dalin në burg, burg i thënçin se aty trajtohen si në hotel, dhe janë nga mëngjesi deri në darkë në telefon me shefat e tyre politikë, me deputetët, qeveritarët dhe më të madhin fare. Sepse në fakt ata janë aparati elektoral i Rilindjes.
Partia Socialiste është shkrirë!
Fushatën elektorale, Edi Rama e ka bërë me Safet Bajrin, e ka bërë me Astrit Avdylajn, e ka bërë me Çelët dhe Sanxhaktarët e Elbasanit. E ka bërë me kriminelët që mblidhte Rragami këtu në Korçë. E ka bërë me Shullazin dhe ushtarët e tij në Tiranë.
E ka bërë pra me dhjetë banda kriminale, dhjetë rrjete kriminale. Dhe këta të dhjetë, janë shtyllat e pushtetit të tij. Prandaj këta të dhjetë kontrollojnë gjithçka: emërimet në polici, në dogana, në tatime. Kush merr tenderat nëpër rrethe, kush merr lejet e ndërtimit.
Gjithçka në duart e dhjetë oligarkëve dhe dhjetë kriminelëve, Edi Ramës dhe një bande politikanësh të korruptuar rreth tij, të cilët janë kapur në përgjimet zyrtare të prokurorisë shqiptare.
Dhe po të kishim minimumin e shtetit të së drejtës, po të kishin aq shtet të së drejtës sa ka Kosova, sot do të ishin të pandehur.