Çmimi i vetëm që meriton Veliaj ështe simboli i korrupsionit të tij

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa shprehet se  çmimi i vertetë që meriton sheshi Skënderbej, është simboli i korrupsionit të Veliajt, klientelizmit dhe punimeve me kosto të lartë.

“Sheshi “Skënderbej” meriton padyshim çmim si simbol i korrupsionit të Veliajt, klientelizmit dhe punimeve me kosto të lartë dhe cilësi të ulët!

17 milion euro kushtoi sheshi “Skënderbej” duke ju dhënë përherë ofertës më të lartë në fondin limit, Fusha shpk dhe firmes ku punon Rea Xhillari.

Tendera pa garë, ku fituesi ishte i paracaktuar, me vlerën 99% të fondit.

Sheshi ‘Skënderbej’ hyri në histori sepse u përmbyt për here të parë, kjo shkaktoi edhe dëme e përmbytje në Bibliotekën Kombëtare dhe arkivin e Bashkisë Tiranë. Patjetër që edhe këtë e meriton një çmim tjetër! Ndërsa parkingut nëntokësor të Sheshit i është shkatërruar plotësisht infrastruktura mbështetëse e prezantuar me pompozitet nga Veliaj!”, shkruan Zhupa.

Artikulli paraprakRamës i është mbyllur dera në fytyrë nga vendet anëtare të BE…
Artikulli tjetërTym e flakë tek Drejtoria e Policisë: Lironi djemtë!