“Edi Rama është në ditët e fundit, nuk ka gjë që na ndal”. Kështu iu drejtua ish-deputeti Klevis Balliu, banorëve të Unazës së Re, në protestën e sotme, disa orë pasi gjykata vendosi lirimin e tij nga masa e arrestit me burg.
Balliu tha se arrestimet e Ramës nuk na ndalin dhe nuk na trembin, përkundrazi na bëjnë më të fortë.
“Falenderoj çdo qytetar shqiptar që më ka mbështetur. Unë do jem prane jush çdo minut.
Dy ditë burg për drejtësinë janë pak. Të jeni më se të sigurtë që Partia Demokratike nuk trembet nga këto presione qesharake.
Të gjithë bashkë do ja dalim të sjellim demokracinë bashkarisht në Shqipëri duke larguar Edi drogën”, tha Balliu.
Fjala e Balliut para protestuesve
Mirëmbrëma heronj të Unazës. Më lejoni tju falenderoj nga thellësia e zemrës në emrin tim dhe të familjes sime për mbështetjen që me keni dhënë. Dua të falenderoj kolegët e mi të Partisë Demokratike, si edhe kolegët e LSI.
Ju garantoj se për ju janë pak dy ditë por dy mijë ditë për kauzën tuaj.
Edi Rama bashkë me pinjollët e tij të Rilindjes si Rebani Jaupaj qsë shpejti do të bëhet hallvë, drejtori i Saimir Tahurit që kanabizoi vendin, Edi Rama dhe pinjollë e tij janë në ditën e tyre të fundit dhe kjo është arsyeja përse ata janë më të dhunshëm me qytetarët e vendit.
Por të jeni të garantuar që nuk ka burg që na ndal.
Nuk frikësohemi ne me arrestime. Vetëm Zoti mund të na ndalojë, por Edi rama dhe arrestimet e tyre na bëjnë më të fortë më te gjithë qytetarët shqiptarë.
Edvin siç e pe vetë ti dhe qeveria jote e mbaruar nuk mbajte një takim jo më të kesh bythë e të hysh të Unaza e re të prishësh shtëpitë.
Të ndëruar heronj të Unazës bashkë me mua u arrestuan edhe tre heronj të cilët iu përgjigjën si asnjëherë tjetër me një dhunë të inskenuar nga vetë Rama.
Tani do i bëj një thirrje çdo institicuoni ndërkombëtar që të ngrihen për këtë kryeministër që i kalon netët duke menduar si ti dhunojë qytetarët me FNSH apo me Forca Speciale.
Partia Demokratike udhëhiqet nga virtyte si drejtësia, si vlera dhe tradita e shqiptarit që është besa dhe PD i ka dhënë besën qytetarëve shqiptarë që do ti mbrojë ata nga dhuna e Edi Ramës dhe të jeni të sigurtë që çdo deputet i PD dhe koleg i joni do ti përballet dhunës.
Dhe të jeni të sigurtë që bashkimi ynë kombëtar që do të kulmojë në 11 maj do të jetë një urgan i pandalshëm që do të diskretitojë Edi Ramën dhe ata që i shkojnë pas.
Në këtë vend të bekuar nga Zoti dhe të mallkuar nga Rilindja nuk ka vend për të gjithë.
Këtu ka vend për patriotë që punojnë me djersën e ballit dhe jo për ata që kanë vjedhur shqiptarët.
Nuk ka vend këtu për ata që duan të sheshin tokat si tradhtari Edvinoviç
Ju bej thirrje të bashkohemi bashkë më 11 maj për t’iu treguar se këtu është fuqia juaj, se Edi Rama nuk është në orët e fundit por në sekondat e fundit.