Dëgjoni Kavajën, Shkodrën e Gjirokastrën, shikoni nesër Tiranën në betejën pa kthim…

Gjatë takimit në qytetin e Kavajës, Lulzim Basha e quajti protestën e nesërme, si më vendimtaren për fatet e vendit.

Ai premtoi rritje pensionesh dhe çlirim të biznesit, gjëra që sipas kreut demokrat janë të mundshme nëse largohet klika në pushtet.

“Do të çlirojmë biznesin nga taksat, do të evropianizojmë Arsimin dhe shëndetësinë, do të rrisim ndihmën ekonomike e do të rrisim pensionet për çdo shqiptar. Të gjitha janë të mundura kur të rrëzojmë Shqipërinë e frikës e të ndërtojmë Shqipërinë e lirisë e si gjithë Europa”, tha Basha.

Duke uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, Basha shtoi se, kush lufton për kauzë të drejtë e ka shpërblimin e madh, sidomos në këtë muaj të shenjtë.

“Pala tjetër do bëjë gjithçka për të ruajtur asetet e paligjshme. Kërkojnë të na lodhin por e kanë gabim. Dëgjoni Kavajën, Shkodrën e Gjirokastrën. Shikoni nesër Tiranën. Shqipëria, me bekimin e Zotit, me punën e ndershme, ky do të jetë destini final.

Nesër në betejën pa kthim, në këtë muzg, para faljes, uroj besimtarët për një agjërim të lehtë e të pranuar. Në këtë muaj të shenjtë i madh është shpërblimi për ata që luftojnë për kauzën e drejtë. Mirësevini nesër në Tiranë”, u shpreh Lulzim Basha.

44

22

11 1

Artikulli paraprakBasha thirrje qytetarëve: Nesër të gjithë në shesh, fitorja e kësaj beteje është fitore për jetë a vdekje!
Artikulli tjetërMinistrja që urren shkencën dhe kërkon që ta djegë Akademinë e Shkencave