Washington Post nga Tirana: Kërkohet largimi i qeverisë me bomba molotov

Mediat më të njohura ndërkombëtare ndërkohë po raportojnë në kohë reale protestën e opozitës. Washington Post shkruan me titullin “Opozita shqiptar tubim kundra qeveritar: Shkruan se: ‘Partitë shqiptare të opozitës po mbajnë një protestë në Tiranë, duke bërë thirrje që qeveria të japë dorëheqjen si edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Mijëra përkrahës të opozitës së qendrës së djathtë janë mbledhur nga e gjithë vendi para ndërtesës qeveritare, duke mbajtur protesta anti-qeveritare. Ata hodhën fishekzjarre si edhe kokteje molotove”

Opozita akuzon kryeministrin Edi Rama si të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, të cilin qeveria e mohon.’
Ndërkohë që të njëjtin raportim mbi protestën bën edhe CityNeës dhe Montrealegazzete.com. të cilat shkruajnë më tej se opozita ka djeguar mandatet që në muajin shkurt dhe kërkon zgjedhje të reja të parakohshme dhe nje qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër

Artikulli paraprakZëri i Amerikës për protestën: Bomba Molotov kundër Kryeministrisë
Artikulli tjetërAlbanian opposition demands fresh polls in anti-govt rally