Kryetari i PD, Basha deklaron pas mbledhjes së zgjeruar me strukturat policore se betja nuk do të ndalet. Ai deklaron thirrjen e një protestë kombëtare ditën e hënë në orën 18.30 ndërsa nesër ora 11.00 do të jetë një tjetër protestë përpara Drejtorisë së Policisë.
Opozita do të kthehet sërish me protestë kombëtare ditën e hënë në të njëjtin orar me sot, 18:30, që do të jetë edhe protesta e pestë kombëtare në total.
Vendimi i mor në mbledhjen urgjente që kryetari demokrat Lulzim Basha zhvilloi pas mesnatës me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike dhe aleatët e opozitës.
Ndërkohë nesër në 11:00, Forumi i lartë politik i Partisë Demokratike dhe partive të tjera të opozitës do të protestojnë te drejtoria e Policisë.
“Për të thirrur protestë kombëtare në 18:30 në përgjigje të dhunës shtazarake të Edi Ramës. I bëj thirrje qytetarëve të bashkohen nesër para drejtorisë së policisë së Tiranës, ora 11:00 për të protestuar për lirimin e të arrestuarve.
E sotmja e ndau Shqipërinë me thikë. Askush të mos ,mungojë të hënën në orën 18:30 ti japim grusht vendimtar klikës kriminale dhe nesër në 11:00 qytetarët e Tiranës të bashkohen para drejtorisë së Policisë”, tha Basha.
Pasi komunikoi vendimin Basha dhe eksponentët e tjerë politik të PD-së dhe partive të tjera opozitare u nisën drejt Spitalit Ushtarak ku po trajtohet Sekretari Organizativ i PD-së, Sait Dollapi.
Rreth pesë orë protestë këtë të shtunë të 11 majit u shoqëruan me tensione, akte dhune e përplasje me policinë, fillimisht para godinës së qeverisë, më pas para parlamentit dhe në fund para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Raportohet se janë mbi 100 të shoqëruar nga policia, ndërsa ka pasur të lënduar në radhët e protestuesve dhe policisë.