Kemi provat që do të çojnë në arrest zinxhirin e policisë

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji u shpreh sot se qytetarët janë të lodhur me një drejtësi që shërben si varrmihëse e çështjeve më të rënda.

Nga gjykata, ku Salianji është paditur lidhur me çështjen e njohur si “Babalja”, ish-deputeti tha se do të bëjë kallzime penale përballë gjykatës dhe prokurorisë, për të gjithë zinxhirin e policisë të përfshirë në këtë skandal, ku u tentua me të gjitha format të mbrohet vëllai i Fatmir Xhafajt, ish-ministër i Brendshëm.

Salianji theksoi se qoftë shortimi ashtu edhe data janë të fallsifikuara  dhe duan të zhvendosin vëmendjen nga situate aktuale.

“Ka një akuzë qesharake për mua që e kam denoncuar dhe ndaj gazetarit Jetmir Olldashi që e ka investiguar.

Sot nuk do të ketë seancë, pasi një prej pjesëtarëve të trupës gjykuese do të tërhiqet, për shkak të një precedent të mëparshëm, ku ishte pjesë e një gjykimi tjetër ndaj meje”, tha Salianji.

Duke e cilësuar, procesin ndaj tij një  gjyq politik, Salianji theksoi se e gjithë çështja dhe provat do të shërbejnë për të çuar në arrest drejtorët e policisë e përfshirë në këtë çështje Andrea Marto dhe Albert Nushi.

“Edi Rama është një dordolec politik që nuk tremb më askënd. Mendoj se ky proces është një një tjetër arsyeje që qytetarët duhet të dalin dhe të protestojnë sot.

I bëjmë thirrje qytetarëve që të bashkohen me ne dhe të protestojnë, për të bërë të mundur ndryshimin e sistemit.

Unë kam bërë denoncime të forta ndaj skandaleve të qeverisë, lidhjeve të saj me krimin, por Edi Rama përdor njerëz kundër këtyre denoncimeve”, tha Salianji.

 

Artikulli paraprakLajthit Llesh kimiku, arreston qytetarin pse vendosi flamurin kuq e zi te zyra e Ramës!
Artikulli tjetërDy ambasadorë ndryshe‎…