Ta mbash trupin të hidratuar është e domosdoshme për ta siguruar funksionin optimal të tij. Megjithatë, nëse e pasuroni ujin me limon dhe shafran, atëherë ju në mënyrë drastike do t’i rritni përfitimet e konsumimit të ujit.
Nevojat tona të ujit mund të varen nga klima dhe niveli i aktivitetit, por rregulli është se duhet t’i pini 8 gota çdo ditë. Nëse i shtoni shafran dhe limon ujit dhe e konsumoni rregullisht, ju do ta përmirësoni shëndetin në shumë mënyra.
Në Ayurveda, shafrani përdoret si antoksidant i fuqishëm që i lufton rrezatimet e lira të cilat e shkaktojnë kancerin, si antiseptik dhe si antipezmatues natyral.
Gjithashtu shafrani është edhe një produkt i njohur në kuzhinën indiane dhe, posa ta inkorporoni në dietë, menjëherë do të bini në dashuri me aromën e veçantë që e ka.
Shafrani ndër tjerash është agjent i fuqishëm antikanceroz, antibakterial dhe antiviral dhe është dëshmuar se i trajton shumë sëmundje, duke filluar nga aknet, problemet e lëkurës, problemet me sistem të tretjes, diabetin dhe kolesterolin e lartë.
Ndër tjerash e parandalon edhe sëmundjen e Alzheimer-it, demencën, humbjen e memories dhe depresionin. Në anën tjetër, limonët janë prej pemëve më të shëndetshme në planet sepse janë të mbushura me vitaminë C, fibra, kalium, kalcium, vitaminë B6, fosfor, acid pantotenik, etj.
Nivelet e larta të acidit citrik që gjenden në limon i zgjidhin problemet e tretjes, ndërkaq vitamina C e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, osteoporozës, promovon humbjen e peshës, etj. Limonët e neutralizojnë aciditetin në trup, e forcojnë sistemin e imunitetit, ju mbushin energji dhe jua përmirësojnë funksionin mendor.
Në mënyrë që t’i korrni të gjitha përfitimet e limonit dhe shafranit, shtojani një lugë çaji shafran dhe lëngun e gjysmë limoni të shtrydhur një gote me ujë, pastaj pijeni atë përgjatë ditës. Për t’ia përmirësuar shijen mund t’i shtoni edhe mjaltë.