Arat me drogë në Pukë në pronësi të kreut të Bashkisë dhe Policisë

Mbjellja e arave me kanabis në Pukë është bërë nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë së Pukës, Gjon Gjoni, në bashkëpunim me shefin e Komisariatit të Policisë, Hamdi Shullani. E gjithë Puka është e mbuluar me kanabis dhe ky fakt ka ngjallur reagime tek qytetarët vendas, por edhe më gjerë. Për këtë shkak, shefi i Komisariatit të Pukës urdhëroi para tre ditësh arrestimin e dy policëve të thjeshtë për t’i përdorur si kokë turku se gjoja po goditet kultivimi i kanabisit, por në fakt të gjitha parcelat e mbjella me kanabis kontrollohen nga vetë shefi i policisë, Hamdi Shullani.
Burime nga Komisariati i Policsë bëjnë të ditur, se ka patur konflikte edhe brenda komisariatit mes oficerëve të policisë për ndarjen e parcelave të drogës. Sipas të njëjtave burimeve, zona më e madhe e mbjellë me kanbais është në Luf, e cila zotërohet nga vetë shefi i komisariatit dhe ruhet me policë dhe banditë të armatosur. Burimet saktësojnë se shoferi i shefit të Komisariatit të Policisë patrullon me makinë për çdo ditë në këtë zonë për të kontrolluar rojet, pasi kanabisi është në fazën e pjekjes dhe ka frikë se mos e bëjnë gati për ta trafikuar persona të tjerë.
Bëhet e ditur se shefi i komisariatit ka lidhje të hershme me kryetarin aktual të Bashkisë së Pukës, pasi ai ka qenë në këtë detyrë edhe para dhjetë vjetësh, kur ka qenë në pushtet e majta, në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar shefi i komisariatit ka dhënë një kontribut në fushatën zgjedhore për të bërë kryetar kandidatin e PS, Gjon Gjoni, duke angazhuar bandat për të kërcënuar zgjedhësit dhe për t’u bërë presion atyre që të votojnë kandidatin e PS. Ai u ka vënë në dispozicion makinat e policisë me flamujt e PS banditëve për të ndarë para familjeve nëpër shtëpi në këmbim të votave për Gjon Gjonin e PS.
Lidhja e ngushtë e tyre ka bërë që të ndajnë edhe parcelat e drogës prej nga presin të marrin përfitime kolosale nga trafikimi i kanabisit. Burime nga Bashkia e Pukës bëjnë të ditur se, Gjon Gjoni ka harxhuar rreth 1 milion euro gjatë fushatës elektorale dhe pret që këto para t’i zëvendësojë me kanabisin e mbjellë në të gjithë Pukën. Për t’ia arritur këtij qëllimi, kreu i Bashkisë ka marrë masa që të emërojë kryepleq njerëzit e tij të afërt në mënyrë që të mos kishte asnjë problem në kultivimin e kanabisit. Ndonëse ligjërisht kryepleqtë zgjidhen me votim në popull, kreu i Bashkisë, Gjon Gjoni, ka emëruar kryepleq njerëzit e tij. Moszgjedhja e kryepleqve, por emërimi i tyre nga kryetari i Bashkisë së Pukës për t’i përdorur për kultivimin e drogës.
Tashmë e gjithë Puka është e mbjellë me kanabis që në Luf, Qelëz, Sapac, Zvinë, Qafë Mali, etj. Këto ara të mbjella me kanabis kontrollohen nga njerëzit e shefit të policisë dhe kryetarit të Bashkisë. Policia jo vetëm që nuk ndërhyn për t’i shkatërruar arat me kanabis, por është vënë në ruajtje të tyre.
Jo vetëm Puka, por edhe Fushë-Arrëzi është i mbuluar me kanabis. Edhe këtu arat me kanabis kontrollohen nga kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Fran Tuci. Bëhet e ditur se Tuci është një i paaftë, pasi ka qenë përgjegjës i rojeve të një kompanie më parë. Edhe ky për të zëvendësuar paratë që harxhoi në fushatën zgjedhore me banditët ka mbjellë parcela me kanabis.

Enton DOÇI

Artikulli paraprakSkandal, biznesmeni Karçini që urdhëroi vrasjen me pagesë dënohet vetëm 5 vjet burg
Artikulli tjetërShqipëria si Sierra Leone me statusin e ri të monitorëve?