Paloka: Nëse Rama vendos të shkojë përpara me arrogancën e tij do të ketë përballje…

Kryeministri Rama duket i vendosur të shkojë në zgjedhje më 30 qershor, por sipas nënkryetarit të PD Edi Paloka, një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur.

I ftuar në ABC News, Paloka deklaroi se, nëse Rama vendos të shkojë përpara me arrogancën e tij, do të ketë përballje.

“E di shumë mirë edhe Rama. Ose ka lajthitur. Zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë. Jo Edi Rama, Taulant Balla dhe Elisa të betohen, zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë. Nëse për kokëfortësi do të shkojë me këtë arrogancë, sigurisht që do të shkojmë në përballje. Për ne nuk ka tërheqje. Nuk ka zgjedhje pa opozitën”, u shpreh nënkryetari i PD-së.

I pyetur nga gazetarja Mirela Milori se, në zgjedhje është regjistruar edhe Bindja Demokratike, si parti opozitare, Paloka u shpreh se, në Kukës kjo forcë politike garon me kryetarin e PS në këtë qark.

“E patë si u regjistrua? Edhe kur është vetëm në zgjedhje, arrin deri aty sa tenton ti manipulojë. Po mendojmë të dërgojmë komisionerët tanë në KZAZ se kemi informacione se KZAZ-të e sajuara kanë filluar që tani manipulimet. Është i vetëm, ka të gjithë komisionin dhe prapë kërkon ti manipulojë. Sa i përket partisë që përmendët, e dini kë kandidon në Kukës? Abedin Uruçi, kryetar i PS Kukës që do të garojë përballë kandidatit të PS”, u shpreh Paloka.

A i frikësohet Opozita hyrjes në zgjedhje?

“Ne nuk kemi frikë të hymë në zgjedhje se Rama nuk është Cristiano Ronaldo. Rama nuk ka fituar kurrë ndershëm, as në PS. Me rezultatet e manipuluara të 2017-ës, ai është pakicë. 80% të shqiptarëve, edhe funksionarë të PS, duan largimin e Ramës. Partitë opozitare dalin në sondazhe me diferencë të madhe me Rilindjen”, vijoi Paloka.

Më tej Paloka u shpreh se, vjedhjen e votave tashmë përveç VOA-s ia plasi edhe gazeta më e madhe në Europë, “Bild”.

“Nga PS ai shihet si palë. Për mua bën detyrën si kryetar i shtetit. Ky kryeminIstër e sheh se, kjo situatë prish gjithçka por vetëm karriken e tij. Se sa ishin legjitime, ia tha Zëri i Amerikës, ia plasi Bild. E shihni ku ka arritur, Gjylameti sulmon Bild, gazetën më të madhe në Europë, duke thënë se e kontrollon njerëz të PD-së. Po të kontrollonim Bild kishim marrë BE-në, jo të rrëzonim Ramën”, tha nënkryetari i PD, Edi Paloka.

Për deklaratat e ndërkombëtareve pas protestës së 11 Majit, Paloka deklaroi: “Këta flasin sikur ne kemi ushtarët në dorë dhe i lëvizim si manekina. Janë njerëz që nuk kanë çfarë humbur se ua ka marrë Rama të gjitha. Protoduari po kalbet në burg me akuzën se, “pse nuk e mbajte qenin kur erdhi policia në shtëpia.

Ne nuk kemi nxitur kurrë dhunën. Janë njerëz që i takoj. Ata që vijnë aty nuk janë ushtarë të Bashës, Palokës apo PD. I janë bashkuar protestës për problemet e tyre personale. Ata kërkojnë largimin e Ramës. Ata e kanë personale me Ramën. U ka hequr të drejtën për të jetuar”.

Artikulli paraprakIsh-ministri i Drejtësisë: Jo vetëm Becheti, fatura arrin në 2 miliardë euro me tre padi të tjera
Artikulli tjetërDeputetja e PS i mori 150 mijë euro për ta bërë kryetar bashkie, tenton vetëvrasjen kandidati i Ramës