Presidenti Ilir Meta është pyetur sot nga mediat për rrezikun e përplasjeje civile në vend në kushtet kur asnjëra nga palët politike nuk po tërhiqet nga qëndrimet e saj. Lidhur me këtë çështje, Meta u dërgoi një mesazh publikisht liderëve politik të vendit që t’i thërrasin mendjes dhe “të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që do të kenë në rast se e çojnë vendin drejt konfrontimit”.
Zoti Meta, a rrezikon vendi të shkojë drejt përplasjes civile ndërkohë që kriza politike po thellohet dhe palët janë ekstrremisht të kundërta në qëndrimet e tyre?
Meta: Mendoj që kjo situatë nuk duhej të ekzistonte kurrsesi, mbas 22 vitesh që kur Shqipëria u nda me vitin ‘97, që ishte një vit mjaft fatkeq. Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Për interesa krejtësisht egoiste dhe okulte, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe as shqiptarët. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sistemet përjashtuese që në vitin ’90.
Zoti Meta, kush i ka këto interesa okulte për të cilat flisni ju?
Zoti Meta: Nuk i kanë ata që mezi presin turizmin dhe shtimin e rezervimeve dhe jo anullimin e rezervimeve.
Kryeministri thotë që ju nuk e keni ftuar për një tryezë për të zgjidhur krizën politike? Do ta ndërmerrni një hap të tillë në vijim? Ju keni thënë se edhe jopublikisht se keni bërë ç’është e mundur për të shpëtuar krizën politike në vend.
Zoti Meta: Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë te të tjerët, aq më tepër tek Presidenti i Republikës. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që do të kenë në rast se e çojnë vendin drejt konfrontimit.
Meta: Shqiptarët kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike
“Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë te të tjerët, aq më tepër tek Presidenti i Republikës. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që do të kenë në rast se e çojnë vendin drejt konfrontimit..” Kjo ishte deklarata e fortë që dha sot për mediat, Presidenti Ilir Meta, i pyetur për rrugët e zgjidhjes së krizës politike në vend.
Zoti Meta, a rrezikon vendi të shkojë drejt përplasjes civile ndërkohë që kriza politike po thellohet dhe palët janë ekstremisht të kundërta në qëndrimet e tyre?
Presidenti: Mendoj që kjo situatë nuk duhej të ekzistonte kurrsesi, mbas 22 vitesh që kur Shqipëria u nda me vitin ‘97, që ishte një vit mjaft fatkeq. Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Për interesa krejtësisht egoiste dhe okulte, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe as shqiptarët. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sistemet përjashtuese që në vitin ’90.
Zoti Meta, kush i ka këto interesa okulte për të cilat flisni ju?
Presidenti: Nuk i kanë ata që mezi presin turizmin dhe shtimin e rezervimeve dhe jo anullimin e rezervimeve.
Kryeministri thotë që ju nuk e keni ftuar për një tryezë për të zgjidhur krizën politike? Do ta ndërmerrni një hap të tillë në vijim? Ju keni thënë se edhe jopublikisht se keni bërë ç’është e mundur për të shpëtuar krizën politike në vend.
Presidenti: Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë te të tjerët, aq më tepër tek Presidenti i Republikës. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që do të kenë në rast se e çojnë vendin drejt konfrontimit.
Deklarata u bë pas fjalimit që Presidenti Meta mbajti në Konferencën e 3-të Kombëtare të Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike të Shqipërisë.