Publicisti i njohur, Ylli Dylgjeri sërish ka goditur me ironinë e tij ndaj kryeministrit Edi Rama. Duke ju referuar deklaratës së Ramës mbrëmjen e djeshme në ‘Opinion’, se ai nuk dinte gjë për sulmin që i bëri gazetarit të ‘Bild’ eksponentja e lartë PS-së, Blerina Gjylameti, ka risjellë një histori të treguar nga shkrimtari Dritëro Agolli, me qen e udhëheqës.
Postimi i Ylli Dylgjerit
Rama, si ‘qeni i Menkulasit’
-Pasi punova për Ben Ahmetin po shkruaj diçka edhe për Gjylametin!
I pyetur se pse nxore deputeten Gjylameti të sulmojë gazetën kryesore Gjermane Bild, Edi Rama nxitoi ta shiste deputeten në fjalë.
Ai tha se Ajo ka dalë me kokën e saj dhe nuk më ka pyetur mua!
Këtu mu kujtua një histori të shkruar nga shkrimtari (i ndjeri) Dritëro Agolli, te libri i Jeta në Letërsi. Autori me elegancë përshkruan atmosferen revolucionare që krijohej në vend pas përvjetoreve të fjalimeve të Udhëheqësit të kohës Enver Hoxha. Bëhej fjalë për fjalimin e Tij të 6 Shkurtit…për Zakonet e vjetra, burokracinë dhe vajtjen në bazë.
‘Punoja në gazetën ‘Zëri i Popullit’ dhe kisha porosi të shkruaj për jehonën e fjalës, por nuk po gjeja një fabul për të nisur shkrimin-thotë Ai.
Në këtë kërkim, më vjen një ftesë dasme për në Menkulas, në fshatin tim të lindjes. Një djalë fshati martohej e Unë duhet të isha dasmor.
…mbrita në Menkulas. Dasma bëhej në Shtëpinë e Kulturës e fshati ishte i tëri aty…
Filloj rakia e muzika, unë me kryesinë e kooperativës ishim ulur në tavolinën qëndrore kur prapritur hapet dera e sallës dhe hyn i trembur një fshatar që punonte në blektori.
Pasi i afrohet Kryetarit, i thotë i pikëlluar:
E hëngri dhe tjetrin!
Në tavolinë plasi gazi…
Çka ndodhur? – pyes Unë
Kryetari më sqaron: Brigadieri ynë në blektori pas leximit të fjalës së Enverit për burokracinë i ndron rojet e stallës së viçave 1 herë në javë që të mos ‘ambjentohen’. Qeni i stallës nuk i njeh dhe i ha!…
Kështu edhe Rama, s’po i njeh më rojet e Tij në stallën PS. E hëngri dhe Gjylametin…