Studenti Dardan Almeta ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, pavarësisht se momentalisht ai ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” e dhënë menjëherë pas protestës së 13 prillit të organizuar nga opozita.
Almeta tha për gazetaren Armela Ferko se shoqërimet e tij të herë pas hershme kanë qenë të jashtëligjshme si dhe masa e sigurisë, duke argumentuar se nuk ka asnjë prova që e implikojnë në raste dhunë apo prishje të rendit publik.
Burime bëjnë me dije se studenti po kërkohet në gjithë kryeqytetin nga policia ku fillimisht janë ushtruar kontrolle në banesën e tij.
Mësohet se ai gjithashtu është kërkuar edhe në fakultetin ku studion.
Kujtojmë se Almeta paraditen e sotme tha se ka vendosur të mos i bindet këtij urdhëri duke e quajtur si të paligjashëm dhe se e pengon të ndjek studimet dhe aktivitetet e tij personale.
“Pas 13 Prillit më është dhënë urdhëri “arrest shtëpie” me akuaën kundërshtim të punonjësit të policisë, akuzë e cila është politike dhe pa bazë, asnjë fotografi, video apo prova që mund të më implikojnë.
Në protestën e studentëve për dy muaj nuk kemi thyer asnjë xham dhe ju si televizion e keni mbuluar plotësisht dhe mund të gjeni prova nëse ka. Për këtë edhe ju falenderoj sepse televizonet kombëtare që e kanë për detyrim ta bëjnë një mbulim të tillë nuk e kanë bërë ndërsa ju po.
Por mua më duhet të lëviz sepse jam student dhe më duhet të ndjek mësimet. Edhe nëse duan të më arrestojnë që e kam thyer këtë masë, le ta bëjnë, nuk kam frikë sepse është dhënë pa asnjë shkak.
Jam i vetëdijshëm se edhe që të vija këtu po rrezikoj por shqiptarët kanë rrezikuar 45 vjet të dalin nga regjimi komunist dhe të kem frikë unë sot është e papranueshme dhe e pakuptimtë. Askush nuk mund të më ndalojë të marrë pjesë në protesta të ligjshme dhe të më ndëshkojnë pa pasur asnjë provë”,tha Almeta në Fax News.