Juventusi e ka publikuar një deklaratë ku konfirmon se trajneri Massimiliano Allegri nuk ta drejtojë skuadrën e “Zonjës së Vjetër” sezonin e ardhshëm.
Një konferencë e përbashkët për media do të zhvillohet nesër, para ndeshje së fundit të këtij sezoni të Serisë A, të cilën Juventusi do ta zhvillojë në shtëpi kundër Atalantas, transmeton Gazeta Express.
Kjo do të thotë se kontrata e Allegrit është përfunduar para kohe me marrëveshje të përbashkët, pasi që kontrata e tij ishte e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2020.
“Massimiliano Allegri nuk do të jetë i ulur në bankën e Juventusit për sezonin 2019/20”, shkruhet në deklaratën e lëshuar në faqen zyrtare të klubit/
“Trajneri dhe presidenti i klubit, Andrea Agnelli do të takohen nesër me mediat për një konferencë për shtyp, në orën 14:0 në stadiumin Allianz”.
Allegri ishte trajner i Juventusit për pesë sezone, gjatë së cilave e fitoi pesë herë radhazi titullin e Serisë A dhe arriti në finale të Ligës së Kampionëve dy herë.
Disa takime janë mbajtur gjatë ditëve të fundit mes Allegrit dhe Agnellit për të ardhmen e trajnerit, por duket se planet e Allegrit nuk u përshtatën me ato të bordit të klubit.