Përfaqësues të studentëve nga të gjitha universitetet e vendit janë mbledhur sot në Korçë ku kanë diskutuar mbi ecurinë e “Paktit për Universitetin” të shpallur nga kryeministri Edi Rama gjatë protestave që nisën në Dhjetor.
Sipas tyre, pasi diskutuan me njëri-tjetrin kanë konstatuar se shumica e pikave që përmban ky pakt nuk janë përbushur dhe për këtë ata kanë vendosur për zhvillimin e një proteste kombëtare ditën e mërkurë.
“Sapo përfunduam një mbledhje ku morën pjesë përfaqësues nga të gjitha Universitetet e vendit dhe diskutuam mbi premtimet që janë bërë. Gjatë diskutimeve konstatuam se shumica prej tyre nuk janë zbatuar dhe përmbushur siç na është thënë.
Për këtë kemi marrë vendimin që ditën e mërkurë do të zhvillohet protesta e studentëve mbarë kombëtare. Ata që kanë mundësi të shkojnë në Tiranë do të shkopjnë atje, ndërsa të tjerët nëpër oborret e fakulteteve. Edhe studentët e Korçës do të protestojnë dhe lidhur me mënyrën se si do të organizohet do të caktohet me një vendim tjetër. Ditën e sotme ne morëm dhe analizuam pikat e “Paktit për Universitetin” një për një dhe konstatuam se ato nuk janë përmbushur”, tha njëra prej studenteve./faxweb.al