Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin qershor të vitit 2016. Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit prej muajit janar 2016 publikohet me vitin bazë 2015=100. Në muajin qershor 2016, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend pësoi rënie në një mesatare prej (-0.1%), krahasuar me muajin maj 2016. Kjo, kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupi i perimeve për (-10.8%), me një ndikim prej (-0.4%) në IHÇK. Kurse, ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: pemë (6.2%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (2.6%) – (ngritja e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.3 % në IHÇK. Shkalla e inflacionit, e matur në muajin qershor 2016 me muajin qershor 2015, ishte (-0.3%). Krahasuar muajin qershor 2016 me muajin qershor 2015, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej (-0.3%). Kjo, kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet: bukë dhe drithëra (-4.3%); pemë (-7.9%); perime (-9.5%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin (-6.7%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-5.3%) -(përshkallëzimi i TVSH-së me 8.0% nga muaji shtator i vitit 2015 te buka dhe drithërat, uji dhe rryma, ka ndikuar në rënie të IHÇK-së, në një masë prej (-0.8%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-7.2%) – (rënia e çmimit të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.7%) në IHÇK. Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe, është vërejtur ngritje e çmimeve të konsumit te nëngrupet: mish (1.1%); sheqer dhe ëmbëlsira (9.0%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2.0%); pije alkoolike (5.8%); duhan (10.7%); veshje (2.9%); orendi dhe aparatura, qilima dhe shtroja të tjera për dysheme (2.2%); prodhime dhe pajisje mjekësore (3.2%); shërbime për transport (4.4%) – (ngritja e çmimit të biletave me aeroplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (1.4%) në IHÇK.
Kryesore
Continue to the categoryDurrësi dhe drejtësia: një reflektim mbi atë që humbet dhe atë...
Nga Teuta Kalakula*
Pas një beteje të gjatë për mbrojtjen e vlerave të qytetit tonë mijëvjeçar – një përballje me ish-kryetarin z. Dako, gjykatat dhe...