Tjetër goditje nga Franca për Ramën, Nathalie Loiseau: Jo hapjes së negociatave për Shqipërinë

Hapja e negociatave me Bashkimin Europian u shty për në shtator, por duket se dhe atëhere nuk do të realizohet pasi lajme të këqija na vijnë nga Franca.

Ish-Ministrja franceze për Çështjet e Europës, Nathalie Loiseau është shprehur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Nathalie Loiseau deri në marsin e këtij viti, ka deklaruar se Franca do të votojë kundër hapjes së negociatave me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor.

Loiseau është aleatja e ngushtë e presidentit Emmanuel Macron është kandidatja e tij kryesore deputete në zgjedhjet e Parlamentit Europian

Gjatë një interviste për RTL ajo ka treguar se gjatë kohës që ishte ministre ka bllokuar hapjen e negociateve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në 2017.

“Kur isha ministre e punëve europiane, unë bllokova zgjerimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Bashkimin Europian. Ne do të jemi kundër, do të vazhdojmë të jemi kundër, ata janë gjeografikisht në Evropë, ne duhet t’i ndihmojmë ata, por zgjerimi nuk është i mundur”, deklaroi Nathalie Loiseau në RTL.

Artikulli paraprakBasha: Nuk do të ketë pakt kulisash, do të ketë një dialog kombëtar dhe…
Artikulli tjetërAksidenti i rëndë në Rumani, vdes zyrtari i lartë shqiptar dhe bashkëshortja e tij